Cikalleshi: Mungesa ime, hapësirë për të rinjtë, me Rejën gjithçka OK, jemi profesionistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shënuar golin që i hapi Kombëtares rrugën e fitores ndaj Kazakistanit, por edhe ka vepruar për t’u dhënë fund aludimeve lidhur me mungesën e tij në ndeshjet e fundit, të artikuluara në disa media rëndom si “incidenti i fejesës së Odise Roshit.

Sokol Cikalleshi u shpreh shumë i lumtur për golin e tij në fitoren ndaj Kazakistanit 3-1 dhe duke folur pas ndeshjes, sulmuesi kavajas tregoi arsyen e mosgrumbullimit në takimet e fundit me ekipin kuqezi.

Ai zbuloi se trajneri Edoardo Reja duke parë nivelin josuperior të Kazakistanit dhe Lituanisë, vendosi të eksperimentonte duke grumbulluar mbi 10 lojtarë të rinj në ndeshjet e kaluara të Ligës së Kombeve. “Ishte ndeshje që duhej ta fitonim, e dinim që me Kazakistanin do ta kishim e vështirë të mos zhbllokonim sfidën, – ka deklaruar ai. – Më vjen mirë që hapa serinë e golave. Kemi bërë gjysmën e punës, do të gëzojmë për këtë fitore.”

“Të luash me kombëtaren është kënaqësi, u bënë 2 muaj që s’kam qenë, – ka vijuar kavajasi. – Në momentin që jam brenda dhe jashtë fushe jap më të mirën. Më mungon gjithmonë kombëtarja. U bë një kohë e gjatë që jam në kombëtare. Nuk do të jepja ndodnjë mesazh trajnerit, sepse kam kohë këtu. Ai ka kohë këtu. Kemi shumë sulmues të mirë, na ka rënë ne pesha më shumë kur humbasim. Sulmojmë dhe mbrojmë në grup. Trajneri është në rregull, i ka zgjedhjet dhe zgjidhjet në mendje.”

“Nuk kemi ndonjë mesazh për trajnerin sepse jemi profesionistë”, – ka shtuar sulmuesi shtatlartë, i cili ka komentuar edhe për golin e tij, që ishte edhe Goli i parë në “Arenën Kombëtare”, por edhe përkimin me numrin 16. “Ishte një lajm shumë interesant që shënova në minutën e 16-të me fanelën me numër 16, – ka pohuar shtatlarti. – Ndeshjet e kaluara kanë qenë të rëndësishme kanë qenë 10 lojtarë të rinj, Reja donte të sillte elementë të rinj në Kombëtare.”

Lexo edhe :  200 mijë tifozë në shëtitore, Napoli feston titullin kampion

“Unë e di ku e keni mendjen ju, duke qenë se në grupin tonë, po heq Bjellorusinë, dy të tjerat janë nën nivelin tonë, ka integruar elementin e ri në kombëtare, për të rigjeneruar moshën. Me Kazakistanin dhe Lituaninë kishte shumë eksperiment. Këta djem treguan që janë pranë dhe gati. Nuk di çfarë të them më tepër”, – ka përfunduar futbollisti i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, i cili ka realizuar edhe golin e tij të 8-të në 35 ndeshje me fanellën kuqezi.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Ndryshon “loja”: Ukraina godet pikën e fortë të Vladimir Putin

Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas mediave të huaja mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV