Policia reagon pas shoqërimit të Kastriot Islamit: U ndalua pa maskë dhe keqtrajtoi punonjësit e patrullës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit ish-deputetit Kastriot Islami, i cili u kap pasi po lëvizte pa maskë.

Me një njoftim për mediat, Policia thotë se ish-deputeti u ndalua si nj qytetarë pa maskë, por pas kësaj, ai ka ofenduar punonjësit e patrullës policore “me një fjalor shumë të ulët’.

“Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar.

E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët.

Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla  e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar  ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje  shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!

Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Duke hedhur poshtë akuzat e fabrikuara nga shtetasi Kastriot Islami për Policinë e Shtetit dhe shprehur keqardhjen për fjalorin e tij ndaj punonjësve tanë, gjejmë rastin të theksojmë se Policia e Shtetit nuk i shërben politikës por ligjit.”, shkruan Policia.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Më pak se 10 mijë lekë në muaj, pensionistët janë të varfër

Sipas një raporti të UNDP, 13% e pensionistëve marrin rreth 10 mijë lekë në muaj. Ndërkohë statistikat tregojnë se...

Berisha po e bën gati, ka zgjedhur njeriun që do bëhet kryetar i PD

Një ditë më parë, kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, Andi Mustafaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i departamentit të “Brain Gain”, një...

Shijak/ Leva, grushte e shqelma, “të fortët” përplasen në rrugë

Një aksident i rëndomtë i ndodhur ditën e sotme në zonën e Shijakut, është kthyer në burim sherri mes personave të përfshirë. E ndërsa nuk...

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, me urgjencë në spital

Aksident në unazë të qytetit të Korçës. Një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë. Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta...

Përse po takohet Altin Dumani me zyrtarin e lartë të DASH?

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të...

Lajme të tjera

Web TV