Trump pranon humbjen, ja çfarë shkruan për fitoren e Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump më në fund ka pranuar që Joe Biden fitoi zgjedhjet, por nuk ka harruar të hedhë akuza se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Deklarata e tij vjen ndërkohë që ai vazhdon të luftojë rezultatet e zgjedhjeve me sfida ligjore dhe pasi ai i quajti zgjedhjet “vjedhja më e madhe në historinë e Amerikës”.

“Ai fitoi sepse Zgjedhjet u manipuluan,” shkruan Presidenti në detyrë në Twitter.

Komentet e tij i bënë jehonë komenteve të ngjashme që bëri muajin e kaluar, ku ai pohoi se ka “prova të mjaftueshme për të akuzuar” Obamën dhe Presidentin e zgjedhur Joe Biden për “spiunimin e fushatës së tij”.

Gjithashtu Trump është shprehur se do e çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e zgjedhjeve pasi pretendon se janë vjedhur votat dhe është manipuluar rezultati i zgjedhjeve.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë,...

“Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e...

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i...

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në fokus të vizitës do të...

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të...

Lajme të tjera

Web TV