Drejt rikuperimit të plotë/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e Imzot George Frendos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyra e Shtypit e KISH ka dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo.

Në njoftimin e tyre thuhet se Imzot George Frendo është drejt rikuperimit të plotë fizik.

“Tashmë me komunikimet e përditshme që kemi me Arqipeshkvin Metropolit SH. T. Imzot George Frendo, informojmë se gjendja fizike e tij është drejt një rikuperimi të plotë, po ashtu edhe situata e frymëmarrjes po bëhet gjithnjë e më autonome.

Imzot Frendo ndihet shumë më mirë dhe, forca dhe energjia të cilat po i rimerr përmes kujdesit mjekësor si dhe përmes lutjes – me të cilën Zoti vazhdon ta ushqejë – i japin kurajë për një rikthim më të shpejtë në Dioqezë.

Falënderojmë Zotin për shëndetin e tij dhe vazhdojmë të lutemi për këdo që në këto momente po përballet me një sëmundje të tillë dhe për çdo operator sanitar i angazhuar në kujdesin ndaj të sëmurëve.”, shkruhet në njoftim.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV