Emri/ Kundërshtoi dhe dhunoi efektivët e policisë, prangat të riut në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga Erald Alimehmeti, 29 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë ndalimit nga blutë e kryeqytetit për mosmbajtjen e maskës.

Mësohet se i riu pas ndalimit nga policia, ka kundërshtuar punonjësit duke i goditur ata. Menjëherë policia ka bërë arrestimin e tij dhe shoqërimin për në komisariat.

Mbi Erald Alimehmetit përveç gjobës për mosmbajtjen e maskës rëndon edhe akuza e kundërshtimit dhe dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 29 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur kontrollin fizik ndaj tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Alimehmeti është vëllai i Sajmir Alimehmetit i cili është dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në New York në vitin 2016./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë,...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Lajme të tjera

Web TV