Gjirokastër/ Kapen duke transportuar 5 emigrantë , në pranga dy të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj u arrestuan nga policia pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër.

Në kuadër të operacionit të koduar “Muzgu 2”, policia ndaloi dy të rinjtë, 19 vjeç me iniciale E.T. dhe 18 vjeç me iniciale S.L. në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”.

Në këmbim të një pagese ata u kishin premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së. Ata ishin drejtuar për në Tiranë me dy automjete, një tip “Audi A3” dhe “Mercedez Benz”.

Policia sekuestroi dy automjete, 2 aparate celularë dhe 870 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV