Kompania Amerikane jep lajmin e madh: Vaksina kundër Covid 95% efektive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vaksinës së parë tashmë një tjetër vaksinë pretendon se ka shënuar sukses ndaj COVID-19.

BBC shkruan se vaksina e prodhuar nga kompania amerikane Moderna mbron 95% nga COVID-19 dhe po planifikon që për punë javësh të aprovohet.

Ajo u provua në 30 mijë njerëz në SHBA, gjysmat e të cilëve morën dy doza të vaksinës në katër javë diferencë, të tjerët morën infeksione.

Vetëm një javë më parë kompanitë Pfizer dhe BioNTech lajmëruan se kishin arritur një vaksinë të suksesshme dhe efektive që mbron 90% dhe së shpejti pritet të aprovohet.

Pavarësisht se tashmë bota mund të ketë dy vaksina që janë efektive ndaj COVID-19, ngelen të paqarta efektet anësore që ato mund të kenë edhe pse kanë kaluar provat.

“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm, është një ditë e mrekullueshme,”- tha Tal Zaks, shefi mjekësor në Moderna.

Si krahasohet kjo me vaksinën Pfizer?

Të dy vaksinat përdorin të njëjtën qasje të injektimit të një pjese të kodit gjenetik të virusit në mënyrë që të provokojnë një përgjigje imune.

Të dhënat paraprake që kemi parë deri më tani janë shumë të ngjashme – rreth 90% mbrojtje për vaksinën Pfizer / BioNTech dhe rreth 95% për Moderna’s.

Sidoqoftë, të dy provat janë ende duke u zhvilluar dhe numrat përfundimtarë mund të ndryshojnë.

Vaksina e Moderna duket të ruhet më lehtë pasi mbetet e qëndrueshme në minus 20C deri në gjashtë muaj dhe mund të mbahet në një frigorifer standard për deri në një muaj.

Vaksina e Pfizer ka nevojë për depo ultra të ftohtë në rreth minus 75C, por mund të mbahet në frigorifer për pesë ditë.

Lexo edhe :  U largua nga Brazili për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Itali deputetja braziliane

Vaksina Sputnik V, e zhvilluar në Rusi, ka lëshuar gjithashtu të dhëna shumë të hershme të cilat sugjerojnë se është 92% efektive./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV