Kontrollet gjatë fundjavës për masat anti-Covid, ndëshkohen 1710 qytetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka qenë me dorë të hekurt gjatë fundjavës pasi ka vendosur në total mbi 1 mijë e 700 gjoba për qytetarët që thyen rregullat për Covid-19. 1 mijë e 710 qytetarë u ndëshkuan pasi nuk mbanin maskë kurse 38 të tjerë pasi shkelën orën policore të vendosur pas orës 22:00. Po ashtu nuk kanë shpëtuar as 10 administratorë lokalesh dhe 3subjekte.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1710 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 10 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në fundjavë, për zbatimin e masave kufizuese, kanë konstatuar 3 subjekte ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili nga subjektet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Lexo edhe :  ''E kanë kuptuar që e kemi seriozisht''/Rama: Nuk negociojmë me ata që nuk na respektojnë

Gjithashtu, gjatë fundjavës, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 38 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Itali/Nga festa e ditëlindjes, në ‘dajakun’ ndaj pronarit, arrestohen binjakët shqiptarë

Nga festa e ditëlindjes, në përleshje me pronarin e një qebaptoreje, i cili i ka denoncuar edhe për tentativë...

“Jemi vetëm në fillim”/Rama: Shqipëria është një nga destinacionet më të nxehta turistike

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta turistike. Gjatës fjalës së tij në panairin e turizmit në...

Tramp, engjëll apo djall?

Edmond Arizaj Imagjino: I relaksuar në breg të detit, me sytë mbyllur, dallgët që të nanurisin lehtë teksa të lagin këmbët herë pas here, Dielli...

“Ejani në Shqipëri, ndjehuni si Perëndi”/ Rama “thumbon” Greqinë në panairin e Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së panairit “ITB Berlin”, ku prezantoi Shqipërinë turistike. Rama, theksoi se...

U bllokua eksporti/ Tonelata me vaj ulliri e raki mbeten stok!

Tonelata me vaj ulliri kanë mbetur në magazinat e fermerëve dhe në fabrikat e zonës së Kurjanit në Roskovec për shkak të mungesës së...

Lajme të tjera

Web TV