Situata me COVID-19 në sistemin e burgjeve, 36 punonjës pozitiv dhe 85 janë në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga mbi 5000 punonjës policorë dhe civilë të stafit të burgjeve në të gjithë Shqipërinë, aktualisht rezultojnë 36 punonjës pozitiv dhe 85 janë në karantinë, të dyshuar si të infektuar.

Katër prej të infektuarve janë në pozicione drejtuese.

Nga 5000 të dënuar dhe të paraburgosur vetëm gjashtë prej tyre kanë shfaqur simptoma të lehta të COVID-19 dhe janë karantinuar në mjediset e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shënkoll, që është dhe burgu i përcaktuar për izolimin e rasteve me koronavirus.

Të gjashtë të burgosurit vijnë nga IEVP-ja e Tepelenës.

Në Qendrën Spitalore të Burgjeve, ku trajtohen të dënuarit e dyshuar me COVID-19, nuk ka asnjë të shtruar me koronavirus.

Para katër ditësh vetë Ministrja e Drejtësisë ka inspektuar IEVP-në e Shënkollit për të verifikuar personalisht situatën e respektimit të masave të sigurisë dhe atyre anti-COVID.

Gjatë valës së parë të pandemisë, godinat e reja 4 dhe 5 të këtij institucioni shërbyen si vend pritës i të dënuarve me problematika të lehta të COVID.

Hapësirat dhe kapacitetet pritëse të godinave në IEVP Shënkoll, infermieria dhe baza mjekësore nëse do të jetë e nevojshme, janë të gatshme për t’u përshtatur me struktura speciale për trajtimin e të dënuarve me shenja të lehta të infeksionit./Re.D/Fjala.al

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV