Studimi i ri zbulon organet që dëmton Covid-19, 4 muaj pas infektimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëz të rinj dhe me shëndet të mirë më parë, me simptoma të vazhdueshme Covid-i, tani tregojnë shenja dëmtimesh në disa organe, katër muaj pas infeksionit fillestar.

Ky është përfundimi i një studimi të ri, që hedh kështu një hap përpara drejt zbardhjes së enigmave dhe zhvillimit të trajtimeve për disa nga simptomat më të habitshme dhe të gjera të përjetuara nga njerëz me Covid të gjatë, që mendohet se vetëm në Britaninë e Madhe ka prekur më shumë se 60 mijë persona. Këputja, mjegullimi i trurit, vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet janë mes pasojave të raportuara më shpesh.

Të dielën ndërkohë NHS njoftoi se do të lanconte një rrjet prej më shumë se 40 klinikash të specializuara për Covid-in e gjatë, ku mjekët, infermierët dhe terapistët do të vlerësonin simptomat fizike dhe psikologjike të pacientëve. Studimi synon të vlerësojë pasojat afatgjata të Covid-19 në shëndetin e organeve në rreth 500 individë me rrezik të ulët, që janë relativisht të rinj dhe pa sëmundje të tjera të mëparshme, por me simptoma të vazhdueshme Covid-i.

Të dhënat fillestare nga 200 pacientët e parë sugjerojnë se rreth 70 për qind kanë dëmtime në një ose më shumë organe, përfshirë zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe pankreasin, katër muaj pas shfaqjes së sëmundjes./TCh

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Problemi nuk është nëse kontrata është e ligjshme, ose jo!

Nga Bledi Lumani Ka një përpjekje nga njerëzit pranë Sali Berishës, që ta devijojnë debatin për kontratën 6 milionë dollarëshe...

Mungesa e energjisë elektrike në Spanjë, shënohet viktima e parë në Madrid

Një grua ka humbur jetën nga një zjarr që ra në apartamentin e saj në zonën e Carabanchel, në jug të Madridit, duke shënuar...

Rama ironizon Berishën/ Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxori nga këneta (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me videon e një bufi në rrjete sociale. Në video dëgjohet një pjesë e fjalës së...

Kontrata e lobimit e PD/ Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati

Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha sot se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane...

E rëndë/ Restoranti shkrumbohet nga flakët, humbin jetën 22 persona (VIDEO)

Në provincën Liaoning të Kinës veriore, një restorant u përfshi nga flakë të mëdha, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 22 personave dhe plagosjen...

Lajme të tjera

Web TV