17 Nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

17 Nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944.

Gjatë luftës Nacional Çlirimtare, çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare; i shkaktoi humbje të mëdha e vonoi tërheqjen e forcave gjermane.

Historia

Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës.

Si rrjedhojë forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve,Sahatin, Teatrin, etj. Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.

Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e ministrive, te Banka, te Bashkia dhe tek hotel «London» (ku është ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar). Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës.

Natën, duke u gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi. Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit. Që këtej, pasi u organizuan për marshim, lë­vizën drejt Vorës për në Shkodër. Forcat e fundit gjermane që u tërhoqën nga Tirana u goditën në rrugën Tiranë – Vorë – Laç.

Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme.

Të fundit

Koncert në burgun e Fushë-Krujës! G-Bani këndon për të burgosurit

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një...

Begaj pret luftëtarët e parë të UÇK-së: U stërvitën në Surrel

Presidenti Bajram Begaj ka pritur të enjten në zyrën e tij disa ish- luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Me luftëtarët e parë për çlirimin...

Berisha nuk heq dorë: Nuk i njohim zgjedhjet

Komisioni Rregullator ditën e sotme ka certifikuar përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtur në 11 maj, 2025. Komisioni Rregullator votoi në parim dhe...

“Qenka si aeroplan!” Statuja e Krishtit kritikohet: Cilësia e punimit, e dobët

Statuja e Jezusit, i vendosur në malet piktoreske të Nikaj Mërturit në Tropojë ka ndezur polemika. Fotot e publikuara në internet u bënë virale dhe...

Përplasen 5 makina në autostradën Fier-Lushnjë

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në autostradën Fier-Lushnjë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm...

Lajme të tjera

Web TV