Covid-19/ 31 viktima dhe 977 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar 31 të vdekur nga COVID-19 dhe 977 persona të tjerë të infektuar, ndërkohë që të shëruar kanë rezultuar 843 persona. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Shkup i referohen 2.930 testeve të kryera.

Viktimat janë shënuar në; Shkup (7), Manastir (4), Kërcovë (3), Ohër (3), Kumanovë (2), Shtip (2), Prilep (2), Veles (2), Tetovë (2) dhe nga një në Negotinë, Kavadar, Gjevgjeli dhe Dibër.

Numër më të madh të viktimave dhe të infektuarve me koronavirus ka në Shkup si dhe në qytetet e Kumanovës, Tetovës, Prilepit, Manastirit, Shtipit, Velesit dhe Strugës.

Deri më tani me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnositkuar mbi 48 mijë persona, prej tyre mbi 28 mijë janë shëruar, 1376 kanë vdekur, kurse raste aktive janë 18.591 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje për respektimin e masave, por gjithashtu ka njoftuar se sipas të hulumtimeve të bëra transmetimi i virusit ka filluar të ulet, megjithëse presioni mbi spitalet vazhdon të jetë i lartë andaj ka ftuar popullatën për bashkëpunim për të lehtësuar punën e punonjësve shëndetësorë.

Lidhur me numrin e lartë të vdekjeve dhe të infektuarve ka reaguar opozita shqiptare duke kërkuar përgjegjësi nga qeveria.

“Është më se evidente se kjo Qeveri nuk ka kapacitet ta luftojë pandeminë e vetme. Ajo çdo ditë po dështon në tentativat e saj për ta menaxhuar këtë krizë, andaj çdo ditë e re që do ta gjejë vendin me këtë qeveri do të jetë me përmasa më të rënda e më të vështira dhe me pasoja më të mëdha.

Këtë sfidë të madhe, siç është pandemia, nuk mund ta luftojë e vetme asnjë parti e asnjë koalicion qeverisës, por na duhet të gjithë bashkë t’i mbledhim forcat e t’i vendosim në funksion, sepse në të kundërtën pasojat do të jenë shumë më të mëdha, ndërsa përgjegjësia bie e tëra mbi këtë përbërje qeveritare”, ka deklaruar Afrim Gashi nga koalicioni opozitar Alternativa-Aleanca për Shqiptarët.

Lexo edhe :  Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

 

Të fundit

E rallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është...

Varrezat e makinave nuk do të lejohen më, ja çfarë ka planifikuar Qeveria

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj. “Tjetra...

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy të miturit dyshohet se kanë...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Lajme të tjera

Web TV