Djegia e bilbordit në Graçanicë, policia nis hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kishnicë, e cila gjendet në territorin e Komunës së Graçanicës, është djegur një bilbord me mbishkrimin “Liria ka Emër, UÇK”.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, komandanti i Stacionit të Policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviç.

“Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë”, tha ai.

Kishnica që gjendet në magjistralen Prishtinë-Gjilan, është e banuar me shumicë shqiptare, mirëpo bën pjesë në territorin e Graçanicës, e cila është njëra ndër dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kryetar i saj është Sërgjan Popoviq nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Popoviq më 16 nëntor kishte kërkuar heqjen e bilbordit “Liria ka emër, UÇK” në Kishnicë, pasi sipas tij, “banorët e Graçanicës ishin të shqetësuar”.

Popoviq pati thënë se “për incidentin e fundit ka biseduar me përfaqësuesit e policisë dhe se pas takimit raporti i policisë për këtë ngjarje do t’i dërgohet Ministrisë së Transportit, pasi ajo është pronare e tokës ku është vendosur bilbordi”.
Megjithatë, komandanti i Stacionit Policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, pohon se takimi me Popoviqin nuk ishte mbajtur, dhe as që ka pasur një kërkesë për takim të tillë.

Bilbordet me mbishkrimet “Liria ka Emër” janë vendosur në shumë pjesë të Kosovës, në kuadër të një fushate mbështetjeje ndaj ish-udhëheqësve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjenden në paraburgim në Hagë.

Në faqen e saj në Facebook, “Liria ka Emër”, thuhet se është nismë e një grupi vullnetmirë për të nisur një debat rreth historisë së re të Kosovës dhe nevojës së një kujtese kolektive gjithpërfshirëse në rrugëtimin e një krenarie kolektive në të ardhmen. Këtë nismë, sipas profilit të saj në Facebook, e përbëjne Burbuqe Berisha – regjisore, Eliza Hoxha – artiste dhe deputete e PDK-së, Fatmir Spahiu, aktor dhe regjisor, Festim Arifi – këngëtar, Ismail Tasholli – filozof dhe Visar Kryeziu – fotograf./rel/

Lexo edhe :  Shpërthim në konsullatën ruse në Francë, nuk ka të lënduar

l.m/Fjala.al

Të fundit

28-vjeçari australian u zhduk në Valbonë! Flet vëllai: Më njoftoi pronari i hotelit

Vëllai i një australiani 28-vjeçar , quajtur Cameron, që është zhdukur në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar vendin, ka...

3 pikë të arta për Elbasanin, tjetër disfatë e Partizanit

Elbasani mundi 2-0 Partizanin, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Gvozdenovic festuan në minutën e 37-të, teksa Musta ekzekutoi saktë...

Testamenti i Anastasit: I fal ata që më penguan…

Testament i Kryepiskopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit: “I bekuar qoftë emir yt o Zot. Me mirënjohje të thellë reflejktoj mbi vitet që...

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, vihen në pranga katër persona në Tiranë

Policia  e Tiranës ka vënë në pranga katër persona pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në pranga të policisë ka rënë...

Capital T dhe Adrola Dushi konfirmojnë zyrtarisht lidhjen

Këngëtari Capital T, ka konfirmuar zyrtarisht romancën e tij të shumë përfolur me modelen Adrola Dushi. Teka ka publikuar disa foto nga ditëlindja e tij...

Lajme të tjera

Web TV