“Mjeket nisën të qanin”/ Koordinatori i Reanimacionit tregon i përlotur historinë më tragjike në spitalin Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koordinatori i Reanimacionit për Covid, Krenar Lilaj i pyetur për rastet më tragjike që është përballur në spital, i janë mbushur sytë me lot kur ka treguar rastin e një gruaje shtatzënë 28 vjeçare që ka gjetur vdekjen bashkë me beben.

Ai thotë se për gruan e ndjerë kanë qarë dy mjete të reja reanimatore.

“Eksperienca të dhimbshme ka shumë. Por ajo që më ka mbetur në mend është ajo e djeshmja, kur dy mjeke të reja ranimatore qanin kur humbi jetën gruaja shtatzënë. Ishte shumë e dhimbshme. Një eksperiencë tjetër ka qenë një mjeke infeksioniste që do të merrte turnin dhe qante nga ngarkesa e madhe emocionale kur shikonte aq shumë të sëmurë që vinin në urgjencë.

Ishte fundjavë, janë situata mjaft të vështira që nuk i harron në jetë. Janë të rënda. Insistoj që njerëzit të ruajnë vetveten, ne jemi aty dhe këtë punë do ta bëjmë por duhet të ruhet edhe ezaurimi fizik i bluzave të bardha”, tha ai.

I pyetur se çfarë kishte gruaja shtatzënë, mjeku tha se ndjera kishte vështirësi të rënda respiratorë.

“Një e sëmurë me covid e cila kishte insuficencë të rëndë respiratore. Kjo shkakton komplikacionin në mbajtjen e fëmijës. Në kushte të tilla, fëmija e ka të pamundur të jetojë, por ky komplikacion rëndon edhe gjendjen e nënës. Kjo ndodhi tek e sëmura në fjalë. Të gjithë gratë shtatzëna janë të rrezikuara. Të ruajnë veten”, u shpreh ai.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

14 qershor 1907 Norvegjia i jep grave të drejtën e votës

Lëvizja për të drejtat e grave në Norvegji lindi nga fundi i shekullit XIX, si pjesë e valës europiane...

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Lajme të tjera

Web TV