Përkujtohet me protesta revolta e studentëve të Athinës 1973

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke, e vendosur masivisht në qendër të Athinës, ndërhyri kundër disa grupeve protestues me gaz lotësjellës dhe granata, në ditën kur tradicionalisht kujtohet revolta e studentëve të universitetit të Politeknikut të Athinës, më 17 nëntor 1973, kundër regjimit të Kolonelëve, ku ushtria ndërhyri, duke shtypur me gjak protestën.

Kjo revoltë shënoi fillimin e fundit të regjimit.

Këtë vit, protestat e zakonshme, të cilat zakonisht arrijnë përpara ambasadës amerikane, e akuzuar për mbështetjen e puçit ushtarak, janë ndaluar nga qeveria konservatore e Kyriakos Mitsotakis, për të shmangur grumbullimet në kohë të një pandemie dhe bllokimi. Një masë e zbatuar nga 15 deri në 18 nëntor që ngjalli polemika të forta nga opozita e majtë, duke përfshirë Syriza-n, partinë komuniste KKE dhe Mera25 të ish-ministrit Yannis Varoufakis.

Partitë kanë vendosur të protestojnë, duke praktikuar distancën dhe duke mbajtur maska.

Disa qindra militantë të partive KKE dhe Antarsya u takuan në qendër të Athinës në një përpjekje për të arritur në ambasadën e SHBA-së, por policia ndërhyri me forcë, duke i shpërndarë ata. Sipas Televizionit publik ERT ka pasur dhjetëra arrestime, si dhe është plagosur një deputet komunist.

Protesta të tjera si ajo e partisë më të madhe të majtë Syriza, e cila vendosi një kurorë lulesh para monumentit që përkujtonte revoltën në universitet, vazhduan pa incidente. Një grup i vogël demonstruesish nga bashkimi komunist Pame, i cili kishte ngritur një grup përpara ambasadës amerikane, u shpërnda.

Të hënën në mbrëmje, në një përpjekje për të qetësuar tensionin, kryengritja e Politeknikut u përkujtua nga Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou, dhe nga Kryeministri Mitsotakis, i cili deklaroi para monumentit, se këtë vit përkujtimi kishte një kuptim tjetër, “atë të mbrojtjes së shëndetit publik dhe bashkëqytetarëve tanë”./Re.D/Fjala.al

Të fundit

‘Nis për herë të parë Shkolla Verore’, Rama: Programi do të pilotohet në 3 bashki

Për herë të parë në vend, në 10 shkolla të Tiranës, Kamzës dhe Durrësit nisi projekti i Shkollës Verore....

Kumbe: 5 shqiptarët që u ‘bllokuan’ në Izrael në gjendje të mirë shëndetësore!

Pesë shqiptarët që ndodhen në Izrael janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe për Report Tv thotë se është në kontakt me...

“Përplasje” në parlament/ Shehu: Po godisni familjen, kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka pasur një përplasje verbale me deputetin e PD-së Tritan Shehu. Shehu tha se Spiropali ka shkatërruar anën...

Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta

Prej disa javësh në Shëngjin ka nisur sezoni turistik veror 2025. Sot atje ishte ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila inspektoi...

F1/ Mercedes triumfon në Çmimin e Madh të Kanadasë, përplasje mes pilotëve të McLaren

George Russell me Mercedes fitoi garën e Cmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Montreal. Një garë që...

Lajme të tjera

Web TV