ARKIVA/ Pjesë nga ditari i komandantit të operacionit
Librat e tij janë djegur, ashtu si në epokën e inkuizicionit. Por gjithsesi disa prej tyre kanë arritur të rezistojnë, për të ardhur deri tek ne si pjesë e dëshmivë të rëndësishme. Ja se çfarë shkruan Mehmet Shehu në librin e tij “Lufta për çlirimin e Tiranës”.
Koncepti operativ dhe pregatitja për Çlirimin e Tiranës
Tirana paraqitet një objekt shumë i vështirë për forcat tona. Nuk mundet Divizioni I të niset prej Dibre dhe Mirdite, drejt për të sulmuar menjëherë Tiranën. Për të çliruar Tiranën duhet më pare të studjohen një seri problemesh llogjistike, organizative dhe taktike të koklavitura, ne lidhje me gjendjen e armikut.
Lufta për çlirimin e Tiranës ka për të qenë një luftë speciale, ne të cilën faktori vendimtar nuk ka për të qënë vetëm heroizmi indivi-dual, sic ka ngjarë shumë herë në luftimet partizane, porse një seri faktorësh të tjerë: mënyra e luftës nëpër rrugët e qytetit, aftësia në manovrimin e shpejtë të forcave, mjeshtërija në të përballuarit e tankeve t’armikut, mënyra e sulmit mbi fortifikatat e armikut, aftësija e koordinimit dhe bashkëveprimit midis zjarrit t’armëve të ndryshme, përdorimi me rendimentin maksimal të të gjitha armëve në përdorim, taktika për të përballuar sulme frontale t’armikut, disponibiliteti i forcavet për të përballuar çdo situatë të vështirë që mund të krijohet, njohja e terrenit dhe e gjëndjes se vërtetë t’armikut, organizimi i rrjetit informativ, organizimi i ndërlidhjes që të funksionojë ndënë çdo rrethanë, stërvitja e trupave për ketë luftë spéciale, përqëndrimi i forcave të mjaftuarshme për të kryer veprimin, – të gjitha këto probleme duhen rregulluar më parë se të fillojë sulmi vendimtar për çlirimin e Kryeqytetit.
1) – Koncepti i përgjithshëm operaiv. – Lufta për çlirimin e Tiranës duhet të kryhet nepërmjet disa fazave të ndryshme:
a) – Faza pregatitore: – Gjatë kësaj faze, forcat e Divizionit duhet të rreshtohen në mënyrë të tillë, që të jenë në gjëndje ta godisin armikun nëpër rrugët e komunikacionit, jashtë Tiranës dhe në periferinë e qytetit për ta njohur terrenin dhe gjëndjen e armikut duke i shkaktuar këtij dëme sa më të mëdha, për t’i dhënë kohë komanda që ta plotësojë organizimin, përqëndrimin e forcave të nevojëshme, stërvitjen, në pritje të urdhërit për sulmin vendimtar;
b) – Faza e parë e luftës: – Kjo do të fillojë kur gjëndja e armikut të jetë bërë kritike, kur të, jetë plotësuar bllokimi total i qytetit nga bota e jashtme dhe kur forcat tona të kenë plotësuar të gjitha përgatitjet e nevojshme. Gjatë kësaj faze, forcat tona, në lindje dhe në veri-lindje të Tiranës, do të sulmojnë në mënyrë të rrufeshme për të çliruar Tiranën e vjetër, deri ku të munden; në të njëjtën kohë, forcat tona që do të ndodhen nga jugu dhe jugë-perëndimi i qytetit, do të bëjnë një presion të math mbi sektorin e Tiranës se Re, ndërsa forcat jashtë qytetit do të përballojnë çdo tentative t’armikut që nga jashtë për t’i ardhur në ndihmë garnizonit të Tiranës;
c) – Faza e sulmit vendimtar: – Kur të jenë përqëndruar të gjitha forcat e nevojëshme për të sulmuar dhe asgjësuar garnizonin e Tiranës, duhet të fillojë sulmi vendimtar. Gjatë kësaj faze, forcat sulmuese do të godisin armikun në të gjitha drejtimet: forcat ne pistën e çliruar të qytetit duhet të sulmojnë për të mbrritur gjer në zemrën e qytetit, ndërsa forcat jashtë Tiranës, nga jugu; duhet të sulmojnë sektorin e Tiranës së Re për të mbërritur gjer te Banka dhe Ministritë e të marrin kontakt me forcat e tjera. Forcat që do të jenë si rezervë, duhet të jenë gati për të ndërhyrë ku dhe kur të jetë nevoja;
ç) – Faza e kundër-sulmevet eventuale t’armikut: – Nuk është çudi që armiku të orvatet me të gjitha forcat e tij për të shpëtuar nga rrethimi, dhe, sigurisht, në rast se forcat e rrethuara nuk do të jenë në gjendje që të çajnë. Mund të ndërhyjnë forca armike të jashtëme, që nga Durrësi ose Elbasani. Për të përballuar eventualitete të kësaj faze, komanda duhet të mbajë kurdoherë një forcë rezerve për ta manovruar në momentin oportun;
d) – Faza përfundimtare e sulmit: – Do të bëhet me maksimumin e forcavet tona. Kur kërcënimi eventual që nga jashtë të jetë çdukur. Gjatë kësaj faze, forçat tona do të penetrohen thellë në qytet, nga të gjitha drejtimet. duke e copëtuar koordinimin e rezistencës s’armikut dhe duke asgjësuar çdo qendër rezistence një nga një ose se bashku, sipas mundësive.
e) – Spastrimi dhe organizimi i mbrojtjes dhe i jetës ne qytet: – Edhe pasi le jetë çliruar qyteti nga forcat e armatosura arrnike, duhet të mbahet i bllokuar deri sa të plotësohet spastrimi nga elementet armiq, qofshin këta gjermanë apo kuislingë. Normalizimi i jetës në qytet duhet të bëhet sa më shpejt duke u siguruar mbrojtja e jashtme e qytetit po të jetë nevoja.
2) – Forcat që do të çlirojnë Tiranën: Vetëm brigada nga të Divizionit I nisen për të marre pjesë në çlirimin e Tiranës, Brigada I dhe Brigada IV, ndërsa Brigada V ndahet nga Divizioni, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, për t’u hedhur në Kosovë e Jugosllavi, bashkë me Brigadën III, me qëllim që të ndihmojë në çlirimin e Kosovës, të kryqëzojë armet me Ushtrinë Nacional-Çlirimtare jugosllave dhe, porsa të paraqitet rasti, të vihet në ndjekje të gjermanëve, që do të tërhiqen përmes tokave jugosllave. Duhet se shpejti të organizohet një brigade e re në rrethet e Tiranës. Kështu, për çlirimin e Tiranës. Divizioni do të sulmojë me dy brigada nga më të provuarat në luftë dhe me një Brigade të re. Dhe ne qoftë se këto força nuk do të mjaftojnë, Shtabi i Përgjithshëm do të dërgojë edhe forca të tjera që nga Jugu.
3) – Lëvizja e forcave drejt Tiranës; – Më 16 shtator, Brigada IV niset nga Peshkopia, në kollona të ndryshme, drejt sektorit të ri. Të gjithë partizanët nisen me gëzim të madh drejt sektorit të Tiranës; ata e dinë fare mire se lufta e Tiranës do të jetë shumë e vështirë, porse është dëshira e tyre e zjarrtë që ta godisin armikun në çerdhen e tij kryesore. Dhe bataljonet e brigadës janë zmadhuar: djem të rinj dibranë, lurmjanë, martaneshas, çermenikas, matjanë – të gjithë partizanë të rinj janë përzjerë me partizanët veteranë.
l.m/Fjala.al