Mélanie Rostagnat me AFP
I njëjti blerës kishte blerë në vitin 2019 një tjetër pëllumb nga Flanders, mashkullin Armando, duke paguar shumën prej 1.25 milion euro.
Një pëllumb transportues nga një mbarështim belg iu dha në ankand një blerësi kinez me një çmim rekord prej 1.6 milion euro, këtë të dielë gjatë një shitje në internet të organizuar nga platforma e specializuar, (Pipa).
New Kim quhet pëllumbi, një femër nga një mbarështim i njohur në rajonin e Antwerp (ne veri)! Kështu ajo bëhet zogu më i shtrenjtë i llojit të saj në botë, duke mposhtur një zog tjetër nga Flanders, mashkullin Armando, i shitur 1.25 milion euro në 2019 nga i njëjti blerës, sipas drejtuesve të Pipa.
“Unë e konsideroj këtë si një rekord botëror, pasi nuk ka pasur kurrë një shitje me një çmim të tillë që vërtetohet nga një dokument zyrtar,” tha Nikolaas Gyselbrecht, themeluesi dhe CEO i Pipa. “Unë nuk mendoja kurre se ne mund ta arrinim këtë shumë.
Ai (blerësi identiteti i të cilit nuk është specifikuar, shënimi i redaktorit) padyshim që do të dëshirojë ta çiftëzojë me meshkuj të rracës ,” shtoi ai, duke theksuar se kjo femër vinte po nga një racë prestigjioze.
Në garat e pëllumbave ajo ka marrë pjesë në moshën dy vjeç! New Kim, fillimisht kishte qenë me çmimin e vetem 200 eurove, po tashmë ajo është e rregullt në garat e pëllumbave. Në vitin 2018, ajo fitoi titullin; “National Ace Pigeon Grand Demi-Fond Pigeonneaux” veçanërisht falë performancave të saj në garat, Châteauroux dhe Argenton-sur-Creuse në Francë, sipas CV të postuar nga Pipa.
Pëllumbat elitarë evropianë janë bërë gjithnjë e më të popullarizuar në të gjithë botën në vitet e fundit, veçanërisht në Kinë, ku sporti i “miqve të pëllumbave” mund të gjenerojë fitime të mëdha.
Interesi i blerësve të pasur nga Azia ose vendet e Gjirit, ka bërë që çmimet të rriten për këta “kampionë te paqes”, performanca e të cilëve konsiston në kthimin e parë në shtëpi, instiktivisht, pasi ata kanë udhëtuar qindra kilometra duke treguar besnikëri ndaj shtëpisë së tyre.
Përgatiti për shqip, Hamza HATIKA
l.m/Fjala.al