Covid-19 “kyç” dhe Parlamentin, anulohet seanca e nesërme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frika për përhapjen e koronavirusit në çdo ambient apo sallë të mbyllur, ka përfshirë edhe Parlamentin e Shqipërisë.

Kështu, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vendosur që të anulojë seancën plenare të radhës, e planifikuar për ditën e enjte, nesër, datë 19 nëntor 2020.

Kuvendi ka zbatuar në këtë mënyrë vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve si dhe urdhrin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”.

Pavarësisht nga këto masa, kryeparlamentari Ruçi, i është drejtuar “Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu, për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit“, thuhet në njoftim.

Në të vërtetë, kanë qenë të shumta rastet e deputetëve të prekur nga koronavirusi në Parlamentin shqiptar që prej nisjes së pandemisë.

Më i fundit, është ai i Andi Përmetit të Bindjes Demokratike, i cili është dërguar me urgjencë në Turqi në gjendje të rëndë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik,...

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike shpërtheu në qytetin e Romës,...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV