Deputeti Valteri: 99.9% e shqiptarëve s’duan t’i shohin me sy Ramën, Bashën dhe Kryemadhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Halit Valteri thotë se Edi Rama dhe Lulzim Basha vazhdojnë të bashkëqeverisin.

I ftuar në studion e Report Tv, Valter tha se 99.9% e shqiptarëve nuk duan t’i shohin me sy kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Valteri shton se Rama njihet si babai i korrupsionit, Basha djali i llastuar i korrupsionit dhe Kryemadhi si nona e korrupsionit.

Po të pyesësh 100 shqiptarë, t’i marrësh rastësisht, 99.9 nuk duan t’i shohin me sy këta njerëz. Këta janë njerëzit që është perceptuar që në pamje të parë kur i shikon, është babai i korrupsionit, djali i llastuar i korrupsionit, dhe nona e korrupsionit. Po t’i shohësh të tre. Mjafton ti shohësh ku jetojnë dhe çfarë jete bëjnë.

Mjafton të shikosh lidhjen e biznesmenëve me ta dhe kupton se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Mendoj se këta akoma qeverisin bashkë. Merkatën që kanë hapur me njëri-tjetrin më jep këtë të jap atë, me figurat që po lëvizin në tregun politik shqiptar, tregon që këta nuk e kanë ndërprerë që nga 17 maji bashkëpunimin e deri më sot e në vijim”, u shpreh deputeti i LDSH, Halit Valteri.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të...

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një...

Kush do jetë lideri i ri i Bayern? Emrin e gjen Thomas Muller

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen...

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”,...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Lajme të tjera

Web TV