Sulmi në Vjenë/ Fejzullahi ende i pavarrosur, nuk pranohet në dy vende

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kujtim Fejzullahi, terroristi i cili u vra nga policia gjatë sulmit në Vjenë të Austrisë ende nuk është varrosur.

Gazeta Express ka kontaktuar me zyrtarë kompetentë të Vjenës për të marrë informacione se ku dhe kur do të prehet Fejzullahi dhe për mundësinë që varrimi i tij të kryhet në Maqedoninë e Veriut, meqenëse ka edhe shtetësi maqedonase.

Zyrtarë nga Vjena janë shprehur se për vendin ku do të varroset do të vendosë familja e tij. Sipas tyre, deri më tani, nuk është marrë ndonjë vendim për këtë çështje, meqenëse hetimet e autoriteteve federale janë duke vazhduar ende.

“Familja do të vendosë se ku dhe si do të varroset sulmuesi. Deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim”, kanë deklaruar zyrtarët..

Ndërkohë, bëhet me dije se mbikëqyrësit e varrezave të myslimanëve në Liesing të Vjenës kanë dalë kundër varrosjes së Fejzullahit në Austri.

“Ai është një person që ka vrarë njerëz të pafajshëm. Ai na ka dëmtuar të gjithë neve myslimanëve. Askush nuk dëshiron që trupi i vet të shtrihet pranë një vrasësi”, ka thënë Ibrahimi.

Një tjetër alternativë për varrosjen e sulmuesit të Vjenës ishin varrezat e myslimanëve në Altach në Voralberg, por edhe atje nuk është lejuar.

“Varrezat në Altach janë varreza për myslimanët që kanë vendbanim në Voralberg në kohën e vdekjes së tyre. Ne nuk shohim asnjë arsye për ta lejuar të varroset këtu”, ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Altach, Markus Giesinger.

Kujtim Fejzullahi, 20-vjeçari shqiptar nga Maqedonina e Veriut, vrau katër persona dhe plagosi 23 të tjerë natën e sulmit që tronditi Vjenën dhe jo vetëm. Numri total i të arrestuarve për këtë sulm ka arritur në 14./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Lobimi i Berishës, avokati Beqiri: LaCivita mori 50 mln dollarë, Manaforti 20 mln

Kontrata e lobimit me kompaninë amerikane ‘Continental’ nga njerëzit afër presidentit amerikan Donald Trump për PD-në dhe Berishën është...

Votimi elektronik, KQZ del në rrugë, nis testimin e pajisjeve

Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve ka nisur testimin e pajisjeve elektronike që do të përdoren në parlamentaret e 11 majit, duke trajnuar njëkohësisht edhe qytetarët...

KLP mblidhet për garën në Byronë Kombëtare, shefja Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë

Lufta e ftohtë që po ndodh brenda godinës së qelqtë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të zbresë këtë të martë në...

Dështimi i merkatos së Bayern do të shitet, Rummenigge pret 40 mln euro prej tij

Bayern e ka ndarë mendjen për merkaton e verës. Lojtari i parë që do të shitet do të jetë Joao Palhinha. Mesfushori ka dështuar...

11 maji, testohen pajisjet për identifikimin, KQZ garanton: Nuk ka shans për probleme

KQZ zotohet që në 11 maj, të mos shohim më problemet e zgjedhjeve të shkuara, ku shumë qendra votimi, përfshirë dhe atë ku votoi...

Lajme të tjera

Web TV