Frrok Çupi: Kundërshtarët politikë në Shqipëri janë cilësuar gjithmonë tradhtarët e kombit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha është cilësuar tradhëtar i kombit se lejoi kontrabandën e naftës kur ndaj Serbisë ishte vendosur embargo në vtitin 1994-1995. Fatos Nano është  cilësuar tardhëtar sepse në 1997 takoi në Kretë Sllobodan Miloshevicin. Edi Rama është cilësuar tradhtar i kombit sepse i dorëzoi çelësin e Tiranës Goran Bregoviç. Lulzim Basha u cilësua tradhëtar sepse i shiti detin Greqisë dhe tani për kasetën  e vitkimave të Krushës së Madhe. Po përse kundërshtari politik në Shqipëri cilësohet  tardhëtari kombit? Frrok Çupi i dha përgjigje kësaj pyetje në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.

 

-Si ka mundësi që gjithmonë politika shqiptare i ka quajtur kundërshtarët, tradhëtarë?

-Fillimisht, ne e kemi akoma kuadrin ligjor të paplotësuar. Ne nuk kemi ligje për tradhëtinë. As për mungesën e tradhëtisë, as për tradhëtinë e vërtetë. Nuk e kemi të kodifikuar tradhëtinë. Kështu që jemi të lirë të imagjinojmë si të na dojë qejfi, dhe rrëzojmë këdo. Janë disa ligje që bëhen sjellje kombëtare, por ne nuk na është bërë sjellje kombëtare. Berisha i ka thënë vrasës Hashim Thaçit publikisht. Hashim Thaçi po përgjigjet për atë akuzë atje. E kush e ka bërë? Shqiptari. Se bota ka veshë. Janë shkruar dhe libra që kanë ngelur si dëshmi e gjallë. fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV