Pyetja më e përdorur këto ditë në Shqipëri pas zgjedhjes së Joe Biden si president i 46-të në SHBA është se si do të jetë Kosova nën presidencën e tij? Kjo pyetje iu drejtua edhe analistit Frrok Çupi gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU. Ja cila është përgjigjia e tij.
-Çfarë mendoni se do ndodhë me Kosovën tani që Joe Biden u zgjodh presidenti i SHBA-së?
-Unë mendoj se kjo çështje zgjidhet përmes politikave konservatore. Ne jemi komb, nuk jemi leckamanët e Ballkanit. Ne jemi kombi më i vjetër. Ne jemi të tmerrshëm, jemi çudi e madhe. Ne dhe PD që i themi parti e djathtë, është staliniste. Të gjithë kanë shkuar në majtizëm të llahtarshëm. Ne kemi çfarë konservojmë. Kosova ka se çfarë konservon. Të drejtat që i kanë dhënë në të kaluarën ja kanë dhënë konservatorët e Evropës. Amerika është Amerika pavarësisht se kush fiton në Amerikë. Kosova ka zbuluar se çfarë jemi ne dhe se sa rezistojmë përpara të drejtave të kombit. Nëse nuk i rezistojmë kësaj here, ne tregojmë që jemi një komb që nuk duam kombin. Kjo është një nga provat më të forta në historinë e kombit shqiptar. Ishte e fuqishme 1999, por është më e fortë kjo. Presidenti konserbvator i Amerikës kishte nisur një projekt për ringritjen e Kosovës, për ribërjen e Kosovës dhe si përfundim të kishte një Shqipëri të madhe. Nuk e bëri këtë me luftë. Ideja e tij për mua është kjo: Dy kombe, dy popuj, mund të merren vesh vetëm duke qenë të pasur, siç janë dy njerëz. /fjala.al/Ke.Ba