Kukësi, telashet ulen “këmbëkryq” në fushë, lojtarët bojkotojnë stërvitjen e së enjtes pasdite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtarët bojkotojnë stërvitjen e së enjtes pasdite, klubi premton zgjidhje të shpejtë. U duk se me fitoren në Kupën e Shqipërisë, teksa mposhti 2-1, Besën e Kavajës në përballjen e vlefshme për turin e 16-shes, e për më tepër, në mungesë të trajnerit Skënder Gega, të vetëkarantinuar për shkak të infektimit me virusin “Covid-19”, më në fund ishte rikthyer paqja tek Kukësi.

Skuadra verilindore i ka humbur dy përballjet e dy javëve të para të sezonit të ri të Kategorisë Superiore, duke u mundur me të njëjtat shifra, 0-2, përballë dy rivaleve kryeqytetase, Tiranës dhe Partizanit, dhe u duke se fitorja në Kupë i kishte qetësuar disi ujërat. Por gjithçka ka shpërthyer sërish të enjten pasdite, teksa skuadra nuk ka dalë në stërvitje për shkak të pagave.

Prej javësh situata te verilindorët nuk ka qenë aspak e qetë, me një eksod të vazhdueshëm dhe, madje së fundmi është larguar nga skuadra edhe mbrojtësi nga Kosova, Sadik Vitija. Situata nuk është aspak e mirë dhe lojtarët kanë pritur prej ditësh të shlyhen, por pavarsisht premtimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Burime pranë klubit verilindor kanë pohuar posaçërisht për Fjala.al se lojtarët kanë vendosur të bojkotojnë stërvitjen e pasdites së të enjtes, në shenjë proteste për mosdhënien e pagave të muajve të kaluar.

Lojtarët janë ulur në fushën e lojës në formë proteste dhe e kanë bërë të qartë se do stërviten dhe luajnë në momentin që do paguhen të gjitha pagat e pa dhëna. Por burimet në fjalë kanë sqaruar se është premtuar që të premten paradite, në llogaritë bankare të futbollistëve të kalojë paga e muajit shtator, që ishte edhe parakusht për rikthimin në stërvitje.

Lexo edhe :  Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026

Po kështu, është njoftuar edhe një dalje për mediat të premten e zv/trajnerit Rrahman Hallaçi, për të sqaruar gjithë situatën e krijuar, si dhe për të folur në prag të përballjes së radhës, ndeshjes së javës të 3-të të Kategorisë Superiore, kur Kukësi do të jetë mysafir në Durrës për t’u ndeshur të shtunën pasdite me Teutën.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione....

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Lajme të tjera

Web TV