Nga vrasje, rrëmbim e drogë, kush janë 5 ‘shënjestrat’ e radhës të OFL-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit, “zbret” në Elbasan e Peqin, ku 5 të dënuarve për vepra të ndryshme penale u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Mustafa Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arsen Salla, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ervis  Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Ardjan Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sigurim i detyrueshëm nga tërmetet/ Qeveria do paguajë për shtresat në nevojë

Qeveria ka rikthyer për diskutim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Referuar draftit të rishikuar të...

Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar

Një fikëse zjarri ka plasur në ambientet e një marketi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, teksa është lënduar një punonjës 30-vjeçar. Punonjësi...

Berisha: Karteli i Sinaloas ka marrë leje ndërtimi në Palasë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se u ka dhënë grupeve kriminale leje ndërtimi në këmbim të votave për zgjedhjet...

Po dëshmoj urinë e qëllimshme të fëmijëve të Gazës – pse po e lejon bota këtë?

Një armëpushim i përhershëm, hyrja e lirë dhe e sigurt e ndihmave dhe heqja e bllokadës janë të domosdoshme – të gjitha mund të...

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë.

Ghislaine Maxwell, ish-socialitja britanike dhe bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë në burgun...

Lajme të tjera

Web TV