Nuk ka surpriza, konfirmohet në detyrë drejtori i SHÇBA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë drejtorin e SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua të martën u diskutua dhe për foton ku ai dhe disa eksponentë të tjerë të dikasterit blu u shfaqën me vrasësin e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku.

Lidhur me të, Rrumbullaku tha se është bërë në vitin 2011 dhe pretendoi se ka qenë më kolegët dhe më pas ka ardhur Frroku.

Për këtë çështje Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka kërkuar informacion edhe nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit, të cilat i kanë çuar të dhëna, që konfirmojnë se takimi ka qenë rastësor dhe se nuk ka asnjë dokumentacion, përveç fotos, që vërteton se ka njohje apo kontakte me Frrokun.

Një tjetër pikë që u fokusua Komisioni ishin 8 denoncime për aftësitë profesionale për të cilat trupa vlerësuese konkludoi se janë të pavërtetuara.

Nga trupa u shqyrtua pasuria, aftësitë profesionale, dhe pastërtia e figurës rezultoi se ai ka në pronësi një apartament 1+1, dhe më bashkëpronar i një vile 4 katëshe si dhe kursime prej 800 mijë lekësh, për të cilat rezultoi se janë me burime të ligjshme.

Në sitë Komisioni kaloi dhe llogaritë bankare të bashkëshortes, apo bizneset në emër të djalit të tij, të cilat rezultuan po ashtu të ligjshme dhe të deklaruara në deklaratën vetting.

Ajo që ra në sy ishte fakti i ndryshimit të automjeteve të shumta, duke kryer shitblerje të shpeshta pas vitit 2000, për të cilat Rrumbullaku tha se janë kryer me qëllim rinovimin dhe jo përfitim monetar.

Pas konfirmimit të tij në detyrë, Rrumbullaku do të jetë kreu i vettingut ndër forcat e rendit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV