“Ti nuk më sheh”/ Vuçiç kërcënohet me jetë: Po të shoh përmes snajperit, do eliminohesh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesëtarët e Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), njoftuan se ditën e djeshme në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Teknologjisë së Lartë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, arrestuan një 30-vjeçar nga Paraçini.

Arsyeja e arrestimit është për shkak të një dyshimi se kërcënoi në Facebook presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sipas BIA.

I dyshuari akuzohet përmes Facebook, ka kërcënuar presidentin serb me vrasje. Personi raportohet të ketë kërcënuar vazhdimisht Vuçiç, duke i theksuar se ai tanimë është në shënjestrën e tij.

Në një fotografi të postuar së fundmi nga Vuçiç me Presidentin malazes Milo Gjukanoviç dhe anëtari i presidencës së BeH Milorad Dodik, ai shkroi:

“Këta të dy u larguan, ndërsa ty Aleksandar Vuçiç do të eliminojë snajperi. E di edhe vet, ajo pikë e kuqe e cila po të përcjellë në dhomën e fjetjes kur e ndal dritën. Vuçiç të shikoj, e ti nuk di se ku jam. Ti mua nuk më sheh, por unë të shoh nëpërmes të nishanit optik”.

Sipas asaj që raporton BIA, i dyshuari është arrestuar.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV