U dënua nga gjykata sepse ofendoi qenin e vet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

23-vjeçari, Joshua Ponsford u shpall fajtor nga një gjykatë në Britani të Madhe. Vendimi i gjykatës erdhi duke u bazuar në një video në të cilën i riu fyente verbalisht qenin e tij, Rottweiler Lulu.

Me një ndalim pesë-vjeçar të pronësisë së kafshëve, i cili nuk mund të apelohet për tre vjet, Ponsfordit iu dha gjashtë javë arrest shtëpiak nga gjykata.

Ai gjithashtu duhet të plotësojë një kërkesë 20-ditore për aktivitete rehabilituese dhe duhet të paguajë 200 funte plus një shtesë prej 90 funte për viktimën, transmeton oranews.

Në video, 23-vjeçari dëgjohej duke i bërtitur kafshës së tij: ‘Hyr në shtratin tënd… tani dhe qëndro aty. Jam lodhur nga lodrat e tuaja!’

Një regjistrim tjetër dëgjohet se Joshua abuzon me Rottëeiler-in e tij duke i thënë: ‘Do të shkoj përsëri në dyqan dhe do t’i blej vetes diçka për të ngrënë. Mos mendo as për vjedhje ‘, dhe më pas qeni u dëgjua duke rënkuar dhe lehur.

Qeni është aktualisht në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në Bristol, ku ende po kalon rehabilitimin.

Daily Mail raporton se Ponsford mohoi që ai të lëndonte fizikisht qenin e tij, por pranoi se sjellja e tij ishte e papërshtatshme.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Norvegjia prezanton raketën 400 kg që “tmerron” armiqtë

Norvegjia ka prezantuar zyrtarisht raketën e avancuar të tipit Joint Strike Missile (JSM), e zhvilluar në bashkëpunim mes kompanisë...

SIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi në mesjavë raportin e tremujorit të parë të vitit 2025 për tregun e sigurimeve në Shqipëri. Nga të...

Justifikimet e Berishës për kontratën e lobimit/ Kreu i PD i trembet një hetimi nga SPAK

Gazetarja Anduena Llabani thotë se Sali Berisha përmendi faktin se kontrata lobuese 6 milionë dollarë në SHBA, nuk ka lidhje me zgjedhjet, pasi mund...

Liria e medias, Shqipëria në vendin e 80-të/ Probleme me ndërhyrjet politike dhe biznesit

Shqipëria ka shënuar rritje në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 80-të në...

I ka mbijetuar të 2 luftërave botërore/115-vjeçarja shpallet ‘personi më i vjetër në botë

Një grua 115-vjeçare britanike është bërë personi më i vjetër në botë, pasi mbajtësja e mëparshme e rekordit vdiq në prill. Sipas gazetës Independent, kjo është Ethel Caterham, e...

Lajme të tjera

Web TV