Spanja ishte turpi i Europës dhe Madridi turpi i Spanjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të verës ne duartrokitëm menaxhimin e Izraelit, bazuar në “këshillat inteligjente” të një grupi matematikanësh. Në shtator, me rritjen e infeksioneve, Izraeli ishte modeli për gjithçka që nuk duhej të bëhej, siç ishte hapja e shkollave. Sot, dy muaj më vonë, ekziston një konsensus i caktuar që rreziku i hapjes së shkollave është i pranueshëm.

Në fund të prillit, kancelari austriak Sebastian Kurz, propozoi krijimin e një grupi pune me të gjithë “vendet e mençura”, që mund të ishte një aleancë e shteteve të vogla dhe efektive në luftën kundër virusit.

Tani disa prej këtyre vendeve, siç është Republika Çeke, kanë shifrat më të larta të infeksionit në Europë. Dhe Kurzit vetë i është dashur të dekretojë një izolim pothuajse total të vendit të tij.

Në shtator, Spanja ishte turpi i Europës dhe Madridi turpi i Spanjës. Por ishte një zonë, Asturia, ku gjithçka ishte bërë mirë. Vetëm dy muaj më vonë, spitalet në Asturia janë ato me më shumë probleme, ndërsa infektimet në Madrid janë ndër më të ultat në vend.

Mund të shkruhet një liber i tërë, duke renditur shembuj të ngjashëm. Si dhe mund të shoqërohen me shumë hipoteza të parezistueshme, me të cilat ne u përpoqëm për të shpjeguar pse disa rajone e bëjnë punën e tyre më mirë se të tjerët: Shpjegime gjenetike, klimatike, struktura familjare, lokalet, kontaktet, mënyra e përshëndetjes me të tjerët, civilizimi dhe mungesa e tij, udhëheqësit politikë, sistemi spitalor, marrëdhëniet shoqërore, të rinjtë, të moshuarit, protestat, maskat, transporti publik apo planifikimi urban.

Ndoshta është e përshtatshme që të alternojmë më shpesh epidemiologjinë me epistemologjinë, disiplina që përpiqet të përcaktojë kufijtë e njohurive njerëzore.

Mirësevini në kompleksitetin e realitetit”, përshëndet Jeremy Mederos, president i Shoqatës së Epistemologjisë në Universitetin e Complutense.

Ne po përjetojmë një dehje nga informacioni i tepërt dhe i shpejtë që po dëmton drejtpërdrejt shkencën dhe kjo për shkak të padijes së asaj që është shkenca, natyrës dhe caqeve të njohurive njerëzore”.

Mederos sqaron se ne jemi në qendër të një udhëkryqi, ku një garë fjalimesh “rendin me një urgjencë të jashtëzakonshme për t’u shpjeguar”.

Sipas tij, virusi na ka vënë përballë humnerës së pasigurisë, ndërsa ne nga ana tjetër nuk po ecim edhe aq mirë.

Ne kërkojmë shpjegime dhe zgjidhje të menjëhershme, pa pritur analizën e ngadaltë shkencore që duhet të konfirmojë me kujdes secilën hipotezë të saj. Ne i detyrojmë të dalin në përfundime të nxituara dhe më pas zhgënjehemi, duke shkaktuar një gjendje që e përkeqëson situatën, pasi na detyron të mos i besojmë më njohurive tona shkencore”.

Lexo edhe :  Inteligjenca artificiale zbërthen tekstet e lashta

Epistemologu vë në dyshim gjithashtu fiksimin aktual me “të dhënat e mëdha” dhe arrogancën e modeleve matematikore që përpiqen të parashikojnë me disa variabla fenomene që, të tilla si transmetimi i një virusi të panjohur në një shoqëri komplekëse, ku në të vërtetë varen nga qindra ose mijëra ndryshorë. Edhe më shumë sesa ato që ne jemi në gjendje të mos i llogarisim më, por t’i imagjinojmë.

Ne jemi në fazë të re të të dhënave, të dhënat sasiore shihen si një argument. Interpretimi i tyre është i mbingarkuar nga realiteti, duke shtuar se ato përshkohen nga urgjenca mediatike; ato të dhëna ju detyrojnë të pyesni, siç pohon Slavoj Zizek, ku mbaron fantazia dhe ku fillon e vërteta. Ku mbarojnë faktet dhe ku fillon ideologjia”.

Një studiues në Universitetin e Leicester, i quajtur Salvador Macip tregon se të gjitha hipotezat e përdorura për të ndaluar virusin ishin eksperimente, me një përjashtim të vetëm: mbyllja.

E vetmja gjë që ne dimë që funksionon me të vërtetë është të mbyllemi në shtëpi; sa më pak ndërveprime shoqërore, aq më shpejt virusi ngadalësohet. Pjesa tjetër e asaj që është testuar është një proces gjykimi dhe gabimi, në përpjekje për të shmangur mbylljen totale, e cila është diçka ekstreme dhe jo shumë e qëndrueshme me kalimin e kohës”.

Ndër shembujt e paktë të suksesit që mbetet, të paktën tani për tani, është ai i një grushti vendesh aziatike, duke filluar me Kinën, ku vala e parë u kontrollua.

Në Azi i kanë çuar rastet e reja pothuajse në zero, ata panë nga afër shpërthimet e vatrave të infeksionit, duke vendosur mbylljen e plotë të vendeve të tyre. Këto vende kanë ardhur në vjeshtë shumë mirë dhe tani për tani nuk u është dashur të marrin masa të reja që nuk dihet se si do të funksionojnë apo jo”, thotë Macip.

Por gjithçka mund të ndryshojë. Libri i pandemisë nuk mund të shkruhet derisa të mbarojë pandemia./Re.D/Fjala.al

Burimi: El Confidencial

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV