Basha takon ministrin Di Maio: I kërkova të na ndihojë me vaksinën anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm italian Luigi Di Maio, të cilit i ka kërkuar që vendi fqinj të ndimojë Shqipërinë për vaksinën ndaj COVID-19.

Basha theksoi se këtë ja kërkoi në takimin e sotëm dhe Di Maio u zotua se do ndihmojë Shqipërinë në emër të qeverisë italiane në momentin që vaksina e COVID-19 do jetë e disponueshme.

”Sapo kam patur një takim jashtëzakonisht miqësor dhe të frytshëm me Di Maio. E falenderova për ndihmën nga Italia. I kërkova në veçanti ndihmë sa i përket vaksinës anti-COVID.
I shpjegova se masat në Shqipëri janë të pamjaftueshme nga hedhja në treg e vaksinës. Duke iu referuar rolit historik të Italisë i kërkova të bëjë gjithçka që Italia fqinje e mike të sigurojë së pari për personelin shëndetësorr dhe qytetarët në vaksinat e reja anti-COVID që po zhvillohen. Shpresoj do jenë të gatshmë në muajt në vijim.

Do ndaj me kënaqësi të madhe zotimin e Di Maio në emër të qeverisë Italiane për të ndihmuar në këtë drejtim. Duke filluar nga personeli shëndetësor me vaksinë sapo kjo të jetë e disponueshme për Italinë.
Me thënë të drejtën ka qenë një ngërç i jashtëzakonshëm. Qeveria ka bërë një rezervim për COVAX, një instrument i OBSH, rezervimi financiar është i pamundur për më shumë se 20%.

Vendet e vogla me mundësi më të pakta do mbeten ën fund të radhës. Një prej mënyrave është për t’iu drejtuar Italisë, dhe për t’i kërkuar që mos harrojë motrën e vogël Shqipërinë.
Një pjesë të mirë të diskutimit të sotëm me ministrin Di Maio e kam bërë për këtë çështje. Dua ta falenderoj publikisht.”,
deklaroi Basha.

Po ashtu Basha ka cekur edhe çështjen e integrimit europian duke deklaruar se për herë të 7-të Shqipërisë po i mbyllet dera e Europës nga vetë Edi Rama pasi vendi s’ka Gjykatë Kushtetusese e të Lartë, BKH s’ka staf kurse SPAK s’po jep rezultate. Ai garanton se PD pas 25 prillit në qeveri do të rikuperojë kohën e humbur nga PS.

Lexo edhe :  Këshilltari amerikan i fushatës së PD: S'kam parë askënd të punojë kaq shumë sa Berisha

”E dyta ka të bëjë me integrimin europian. Shqipëria rrezikon sepse detyrat nuk janë realizuar. Vendi s’ka ende Gjykatë Kushtetuese e të Lartë funksionale. Po ashtu BKH ka një drejtues por jo staf funksional. SPAK s’po jep rezultate. Rruga për të dalë ngakriza politike Reforma në Drejtësi u arrit dhe u shkatërrua. Problem i madh. Me këtë akt siç e kam thënë Rama de-facto i mbyll për herë të shtatë derën e Europës.

Opozita, PD dhe unë jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka në këto muaj, dhe pas 25 prilli një qeveri e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve do investohet drejtpërdrejt për të rikuperuar këto 7 vite, që janë dhe shans i humbur për shqiptarët pasi të jesh në negociata përfiton fonde për të papunët, infermierët, europiane shumica në formë grantesh që Shqipëria dhe shqiptarët nuk i përfitojnë sepse Rama bllokon integrimin europian të Shqipërisë.

Sa i përket bashkëpunimit dypalësh, e sigurova Di Maion se qeveria e PD është një forcim i marrëdhënieve dypalëshe që kanë vuajtur nga mungesa e vëmendjes dhe shterimi i energjive për të luftuar trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit e krimit të organizuar.
Kemi avantazhe sepse e dimë që një pjesë e prodhimit të brendshëm në Itali vjen nga Shqipëria. Do të ketë një platformë apo avokat për zhvillim ekonomik.”
, deklaroi ai.

Më herët ministri italian zhvilloi takime edhe me Kryeministrin Rama si dhe Presidentin Ilir Meta.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

Nga Ylli Pata Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës...

Rihanna surprizon në Met Gala, këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky. Lajmi u konfirmua nga fotografi i saj, pak përpara se...

Rrëzohet një tjetër avion në SHBA, humbin jetën personat në bord

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të Simi Valley, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord dhe duke...

3 shenjat e horoskopit që do të shohin përmirësim me paratë e tyre gjatë muajit Maj

Ndikimi i planetëve, veçanërisht i Jupiterit, krijon kushtet e duhura për t’u shfaqur mundësi të reja dhe për të lulëzuar planet e shtyra. Ndikimet astrologjike...

Dronët ukrainas sulmojnë Moskën përpara paradës së madhe ushtarake

Dronët ukrainas sulmuan Moskën për të dytën natë radhazi, ndërsa kryeqyteti rus po përgatitet për paradën ushtarake vjetore të Ditës së Fitores, ku pritet...

Lajme të tjera

Web TV