“Covid-19” ulet këmbëkryq tek Lushnja, dy të konfirmuar dhe disa të dyshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu sikundër në mbarë kontinentit, Covid-19 ka prekur edhe klubet shqiptare, teksa në Kategorinë Superiore ka patur të infektuar tek Bylisi, tek Partizani dhe tek Vllaznia, ndërkohë, që së fundmi e ka pësuar trajneri i Kukësit, Skënder Gega.

Por virusi ka zbritur edhe në Kategorinë e Parë dhe Fjala.al shkruan se janë dy futbollistë dhe disa anëtarë të stafit të infektuar te Lushnja. Dionis Musaku dhe Adriatik Basha janë të infektuarit, kurse Fabian Blakçori dhe Aldo Qoshku presin përgjigjen e tamponit.

Ndërkaq, edhe trajneri Ilir Gjyla do të duhet ta drejtojë skuadrën me telefon në ndeshjen kundër Tomorit, e programuar të zhvillohet të shtunën, duke nisur nga ora 14:00, teksa ia vetë dhe disa anëtarë të stafit teknik dyshohen si të prekur.

Situata nuk është aspak e qetë te verdhejeshilët dhe sidomos kur dihet që vetëm nesër do t’u duhet që të zbresin në fushë për të luajtur kundër Tomorit, të vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë së Parë.

Fillimisht u tha se kapiteni Dionis Musaku dhe mbrojtësi Adriatik Basha ishin të dëmtuar, por ndryshe paraqitet situata. Ata janë të karantinuar dhe për 2 javë nuk mund të lëvizin nga shtëpia. E megjithatë, stresi thellohet pasi janë në pritje të përgjigjes së tamponit edhe mesfushorët Fabian Blakçori dhe Aldo Qoshku.

E gjithë kjo situatë ia komplikon ndjeshëm llogaritë edhe Ilir Gjylës, i cili duket se është vetë i prekur. Kur dihet që ka disa mungesa prej dëmtimeve, listës i shtohen edhe të prekurit nga virusi.

Sipas burimeve pranë klubit lushnjar, pritet që të premten në mbrëmje do të vijë përgjigjja për dy të dyshuarit. “Mbrojtësi Adriatik Basha është pozitiv, presim të mbarojë karantinimin, që të kthehet pranë ekipit.

Lexo edhe :  Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Kapiteni Dionis Musaku ka rezultuar pozitiv dhe është në karantinim 14-ditor. Për mesfushorët Fabian Blakçori dhe Aldo Qoshku presim përgjigjen e tamponit sot në mbrëmje”, – kanë sqaruar burimet në fjalë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV