Instituti i Vjenës përkeqëson parashikimin për ekonominë e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas parashikimeve të reja të lëshuara së fundmi nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare rimëkëmbja e ekonomive të Evropës Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria do të jetë e ngadaltë dhe do të varet nga suksesi në menaxhimin e pandemisë pa aplikuar masat bllokuese, si dhe nga vazhdimi i mbështetjes me masa nga qeveritë.

Në parashikimet e reja Instituti i Vjenës raporton se, ekonomia e Shqipërisë do të shënojë rënie me 6.4 për qind nga -5 për qind që ishin parashikimet e majit 2020, ndërkohe që ka rritur pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë në vitin 2021 me 0.8 pikë përqindje. Sipas ekspertëve të Vjenës, ekonomia e vendit do të rritet me 4.6 për qind vitin që vjen.

Në Rajon rënien më të madhe të ekonomisë pritet ta ketë Mali i Zi me 9 për qind për shkak të varësisë së lartë nga turizmit, Pas Malit të zi e dyta në rajon për thellësinë e rënies është Shqipëria dhe më pas Maqedonia. Më butë do të jetë rënia për Serbinë, pasi ekspertët e Vjenës parashikojnë një tkurrje me 2 për qind.

Ekspertët e Vjenës analizojnë se shumica e ekonomive në Europën Lindore i rezistoi valës së parë të pandemisë më mirë sesa Evropa Perëndimore, por shumë ekonomi në rajon si Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria i ndjenë më shumë pasojat për shkak ekspozimit të lartë ndaj sektorit të turizmit.

Mirëpo vala e dytë përshpejtuese e pandemisë solli rivendosjen e bllokimeve, të cilat mund të intensifikohen në muajt e ardhshëm, duke e bërë të sigurt tashmë rënien e thellë.

Ekonomistët e Vjenës besojnë se, perspektiva afatmesme është jashtëzakonisht e pasigurt. Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 4.5% këtë vit, rajoni duhet të rritet me 3.1% në 2021 dhe me 3.3% në 2022.

Në këtë skenar vetëm Lituania, Serbia dhe Turqia do të arrijnë nivelet e 2019 para vitit 2022, ndërsa Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria do të duan më shumë kohë.

Lexo edhe :  Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313/ Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së

Përveç potencialit për bllokime më të rrepta në muajt e dimrit, pandemia do të lërë pasoja afatgjata në konsum, duke i çuar në depresion disa shërbime, të tilla si aviacioni, hotelet dhe rekreacioni.

Instituti i Vjenës këshilloi se, mbështetjet e mëtejshme nga qeveritë janë të nevojshme në të gjithë rajonin.

Pas heqjes së masave bllokuese në tremujorin e tretë tregtia me pakicë u rrit e nxitur nga blerjet e munguara gjatë bllokimit, dhe zinxhirët ndërkombëtarë të prodhimit rifilluan funksionimin.

Megjithatë, nivelet e para krizës së aktivitetit ekonomik nuk janë arritur. Përveç kësaj, vala e dytë e pandemisë, e cila filloi në shumë vende të CESEE në shtator, ka ngritur shqetësime mbi aftësinë e sistemeve të kujdesit shëndetësor për të përballuar numrin në rritje të shtrimeve në spital.

Në skenarin bazë, i cili supozon se një vaksinë do të frenojë pandeminë pa nevojën e bllokimeve të gjata, ekonomitë e CESEE parashikohet të rriten mesatarisht me 3.1% në 2021 dhe 3.3% në 2022./Monitor

l.m/fjala.al

Të fundit

Lacio nuk u ndahet shqiptarëve, gati firma me sulmuesin që spikati në sezonin e kaluar

Klubi i Lacios vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me futbollistët shqiptarë, të cilët i afron vazhdimisht, edhe pse...

“Olsi Rama s’ka lidhje me laboratorin e Xibrakës”, reagon kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas njoftimit të SPAK pak ditë më parë se vëllai i tij Olsi Rama nuk është i implikuar...

Peshkaqeni “dhelpër” 3.5 m i gjatë në Orikum, del në breg

Një peshkaqen i llojit “dhelpër”, me gjatësi prej 3.5 metrash, ka dalë në breg në zonën e Orikumit.Kjo ngjarje ka shkaktuar habi dhe kuriozitet...

Dëbora “pushton” juglindjen, si paraqitet situata në akset kryesore

Reshje dëborë në juglindje të vendit. Me të dendura kanë qenë në zonat malore aty ku e trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Në orët...

Tragjedi në Çeki/ Gjashtë persona humbin jetën nga shpërthimi i propanit

Gjashtë persona u vranë kur një cilindër propani shpërtheu në një restorant në qytetin veriperëndimor çek të Mostit, duke i vënë flakën ndërtesës, thanë...

Lajme të tjera

Web TV