Mbyllet Kapshtica, radhë të gjatë kamionësh në pikën kufitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas njoftimit se pika kufitare në Kapshticë do të mbyllej, radhë të gjata janë krijuar nga kamionë të shumtë mëngjesin e kësaj të premte (20 nëntor).

Kamionistët ankohen se nuk ishin lajmëruar se ata nuk do të lejoheshin të kalonin. Ata tregojnë se më parë janë lejuar të punojnë gjithmonë në çdo kohë.

Ditën e djeshme Greqia vendosi të mbyllë pjesën më të madhe të kufijve me vendet fqinje.

Duke u nisur nga situata e koronavirusit, qeveria helene vendosi të mbajë hapur nga një pikë kufitare me vende si Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.

Mediat greke shkruajnë se në pikat kufitare që do të mbeten të hapura do të vijojë të kërkohet tamponi negativ për të gjithë personat që hyjnë, një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritjes në Greqi.

Ky vendim i Qeverisë greke vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV