Në konferencën që po zhvillohet me ministrin italian Luigi Di Maio, kryeministri Edi Rama theksoi se Italia ka qenë gjithmonë mbështetje e Shqipërisë.
“Nuk mund të mos e kujtoj me mirënjohje dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të Luigi Di Maio për të garantuar mbështetje të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Italia ishte jo vetëm me fjalë por edhe me vepra ne krye të radhës së vendeve mike që u rreshtuan krah Shqipërinë.
Sot ndajmë së bashku eksperiencën që po sprovon gjithë botën, me COVID-19. Falënderoj ministrin për gatishmërinë në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është në lëvizje. Italia është pranë nesh siç është BE pranë Ballkani Perëndimor , në radhë të parë për garantimin e vaksinës”, tha ai./l.m/Fjala.al