Një vit me bonus qiraje, familja e Izetit në Farkë do të presë Vitin e ri në banesën e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e Izetit në Farkë, që trajtohet me bonus qiraje prej një viti, së shpejti do të kthehet në shtëpi për të pritur Vitin e Ri.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ishin sot në Farkë, ku panë nga afër ecurinë e punimeve në ndërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti.

Veliaj tha se “nga mënyra se si janë ndërtuar në vite këto lagje, nuk ka mënyrë që të kalojë makina nga rruga kryesore deri te shtëpia dhe çdo gjë transportohet në këmbë”.

“Në raste shumë ekstreme kur banesa është në majë të malit dhe e bëjnë transportin me mushka, është më mirë kur ne e bëjmë pagesën ‘kesh’ me dakordësinë e banorëve”, tha Veliaj.

Në këtë mënyrë ai theksoi se “banorët marrin kohën e tyre për ndërtimin, ndërkohë që një pjesë e madhe asistohet nga bashkia me inxhinierë dhe supervizorë”.

Veliaj tha se kjo familje ka përfituar prej 11 muajsh bonusin e qirasë dhe jeton në Kinostudio./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur....

Rregulla për azilin në BE/ Shqyrtim për 12 javë. Pas refuzimit, riatdhesim

Vendet e Bashkimit Europian miratuan këtë të martë një reformë historike ligjore sa i përket sitemit të azilit dhe përballjes me emigracionin e paligjshëm. Këshilli...

Kush do jetë finalisti i dytë? Vetëm një hap larg gjysmëfinales

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta. Teksa jemi vetëm pak...

Lajme të tjera

Web TV