Sting akuzohet për abuzim me një minorene

Këngëtari Sting akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Lajmi është publikuar nga Yahoo Entertainment, që i referohet një procesi gjyqësor të ngritur në një gjykatë të Arizonës.

Ngjarja supozohet të ketë ndodhur në 1979.

Këngëtari anglez, emri i vërtetë i të cilit është Gordon Summer, dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, Jane Doe, pas një koncerti me grupin Police në Scottsdale më 14 maj 1979.

Në atë kohë, ai ishte 27 vjeç.

Përmes avokatit të tij, Sting e mohoi incidentin duke pretenduar se nuk e njihte Doe.

Ai është shprehur se e ka marrë vesh për akuzën e ngritur ndaj tij nga studio ligjore që përfaqëson gruan./Re.D/FJala.al