Policia e Elbasanit arrestoi një 29-vjeçar. Ai akuzohet se ditën e djeshme goditi një mjek në spitalin e qytetit teksa ishte në krye të detyrës.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi në urgjencën e spitalit të Elbasanit.
Një ditë pas ngjarjes policia prangosi shtetasin, K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan.
Ai akuzohet se ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan, teksa ishte duke ushtruar detyrën në urgjencë./Bl.Ba/Fjala.al