Është infektuar me Covid-19 ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Koço Kokëdhima dhe bashkëshortja e tij.
Kokëdhima është edhe Presidenti i Apolonisë, ndërsa nuk është e qartë nëse ish-deputeti ka pasur kontakte së fundmi me futbollistët të këtij klubi.
Deri më tani nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të çiftit.
Ndërkohë situata me Covid-19 në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese, ku ditën e djeshme u shënuan 836 raste pozitive, ndërsa humbën jetën 15 persona./Re.D/Fjala.al