Mblodhi para për tërmetin në emër të Ramës, si i shpëtoi burgut i riu nga Lezha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lezhës shpalli fajtor një 30-vjeçar i cili shfrytëzoi situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të hapur llogari në Facebook në emër të kryeministrit Rama me qëllim mbledhjen e parave.

Gjendja e tij e rëndë shëndetësore detyroi togat e zeza t’i pezullojnë dënimin. Arjan Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite.

Ai ka qëndruar vetëm për 3 muaj, nga dhjetori deri në shkurt ku më pas u lirua. Gjatë kësaj kohe, Meli ka qenë në masën detyrim paraqitje.

Por gjendja e rënduar shëndetësore dhe ndërhyrja kirurgjikale që do kryente në zemër detyroi prokurorin Arben Agovi të shfrytëzojë nenin 59 të kodit Penal kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Ornela Naqellari.

Kjo e fundit vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh duke u detyruar i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me zyrën vendore të shërbimit të provës së vendbanimit të tij.

Gjithashtu u vendos kthimi i shumave të parave që u vendosën në sekuestro preventive në bankën përkatëse.

Arjan Meli u prangos në nëntor të vitit 2019, pasi duke përdorur rrjetin social Facebook publikoi dy numra llogarie dhe në emër të kryeministrit Edi Rama ju kërkonte qytetareve që të kontribuonin me vlera monetare për banorët e prekur nga tërmeti.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se brenda një kohe të shkurtër ranë pre e mashtrimit 10 qytetarë të cilët ishin kosovar dhe shuma që kishte kaluar në dy llogaritë bankare ishte rreth 2 mijë euro.

Lexo edhe :  ‘Daily Express’: Shqipëria, vendi mahnitës europian më afër dhe më i lirë se Tajlanda

Ndërkohë gjatë procesit të gjykimit personi në fjalë ka rezultuar se kishte probleme të shëndetit mendor çka është faktuar dhe nga raporti mjekësor i cili është paraqitur nga avokati i të pandehurit, duke pretenduar se veprimet e kryera prej tij janë bërë për shkak të gjendjes shëndetësore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV