Mesazhi special i deputetit Valteri për doktoreshë Çomon: Gëzuar ditëlindjen heroinë e mjekësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri i ka uruar ditëlindjen shefes së shërbimit të spitalit infektiv, doktoreshë Najada Çomos.

Me një status në Facebook, ai tregoi vlerësimin për profesoreshën, e cila kalon net pa gjumë në shërbim të pacientëve, në këto momente kaq të vështira për vendin.

Valteri e quajti Çomon heroinë, një njeri i hekurt që mbron jetët e pacientëve.

“Ka sot ditëlindjen/ DOKTORESHË NAJADA, VAJZA E HEKURT E MJEKËSISË SHQIPTARE

Ti je akoma në gjumë por doktoreshë Najada ende nuk ka fjetur.

Ti shikon ëndrra të bukura por doktoreshë Najada ballafaqohet me realitete të hidhura.

Ti nis ditën nga krevati yt i ngrohtë, doktoreshë Najada qëndron sipër krevatit të pacientit.

Ti po planifikon të dalësh jashtë Tiranës për fundjavë, doktoreshë Najada po lufton të nxjerrë kolerën jashtë mushkërive të pacientit…

Sot ka ditëlindjen një prej heroinave të heshtura e modeste të mjekësisë shqiptare, sot ka ditëlindjen një nga vajzat e hekurta që shtyn vdekjet larg dhe është aty gardiane stoike në mbrojtje të jetës së pacientëve.

Gëzuar doktoreshë Najada, gëzuar dhe faleminderit vetmohimit tuaj dhe gjithë bluzave të bardha!”, ishte mesazhi i Valterit.

Të fundit

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Nxehtësia ekstreme, një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Lajme të tjera

Web TV