Serbët harrojnë Covid-19/ Puthin trupin e kryepeshkopit që vdiq nga virusi (Foto)

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej ndërroi jetë ditën e djeshme nga Covid-19.

Këtë lajm e konfirmoi vetë Aleksandër Vuçiç.

“Isha i nderuar të të njihja. Njerëzit si ti nuk largohen kurrë.”, ka shkruar Vuçiç.

Pavarsisht këshillave për të mos u afruar trupit dhe për të mos e puthur, serbët kanë bërë të kundërtën.

Ata janë afruar tek trupi i Patriarkut Irinej dhe e kanë puthur. Gjithashtu është krijuar edhe një radhë e madhe njerëzish, edhe pse autoritetet shëndetësore bënë thirrje për distancim social.

Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat kundër shqiptarëve.

Pa.Va/Fjala.al