Territori shqiptar në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.
Por në zonat jugore vranësirat do të sjellin reshje të pakta shiu, ndërsa në veri të vendit do të ketë reshje të pakta shiu dhe dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2gradë Celsius deri në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë./Bl.Ba/Fjala.al