Volteri, shkrimet e tij rreth Skënderbeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 21 nëntor të vitit 1694 u lind François-Marie Arouet (v.1778), emri i penës i të cilir quhej Volter.  Ai ishte përfaqësues kryesor i Iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore.

Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi 2 mijë libra dhe pamflete. Volteri ishte mbrojtës i hapur I lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës. Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim. Volteri ishte kritik i ashpër i traditës fetare, që pengon lirinë individuale të besimit –  por ai nuk thoshte se ishte kundër idesë së një qenie supreme. Volteri arsyeton se ekzistenca e Zotit nuk është çështje besimi, por arsyeje, dhe se të gjithë njerëzit janë vëllezër, ndërsa janë krijesa të njëjta nga i njëjti Zot.

Sa për skllavërinë, Volteri e kritikoi ashpër, por në anën tjetër, u përpoq të shpjegojë se racat e ndryshme kishin origjina të veçanta prandaj nuk mund të ishin të njëjta ose të barabarta. Volteri shpesh është akuzuar për anti-semitizëm edhe pse shumica e kritikave të tij në fakt i drejtohen Biblës, dhe jo Judaizmit në veçanti. Volteri gjithashtu shkroi drama, prozë dhe poezi. Kandidi është puna e tij më e famshme në prozë, ku ai kritikon filozofinë e Gottfried Wilhelm Leibnizit  mbi optimizmin metafizik nëpërmjet naivitetit të Kandidit, personazhi kryesor, i cili pas përjetimit të një fatkeqësie, refuzon të jetë optimist pa patur arsye për të qenë I tillë.

Lexo edhe :  Martesat brenda fisit, ja qyteti i shkatërruar nga sindroma e veçantë

Duke shkruar për historinë, Volteri sfidoi konceptin mbizotërues të kohës së tij, se historiografia duhej të merrej me ngjarjet e mëdha politike, ushtarake dhe diplomatike; Volteri thotë se theksi duhet vënë në kulturë, art, shkencë, zakone – dhe u përpoq  për të shkruar një histori të botës mbi këto baza. Kjo vihet re edhe në “Ese mbi edukatën dhe shpirtin e kombeve” lidhur me heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbe, për të cilin Volteri shprehet me konsideratat më të larta, duke thënë se nëse perandorët byzantinë do të kishin vepruar si Skënderbeu, rënia e Kostandinopojës nuk do të kishte ndodhur.

Në esenë e tij, Volteri analizon rezistencën çerek shekullore të shqiptarëve kundër perandorisë osmane; dhe argumenton se faktorët themelorë të fitoreve të Skënderbeut janë dy; 1) shqiptarët janë popull luftarak. 2) Shqipëria është vend malor dhe se mos-përulja është veçori e banorëve të maleve.

Të fundit

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

“Vizatoj gjatë takimeve”/ Rama tregon si arti e ndihmon në punën si Kryeministër

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka treguar se si arti e ndihmon në punën e përditshme të tij si Kryeministër i vendit. Në një intervistë...

Pas ndarjes me bashkëshortin, Enada Hoxha: Zemra ime është plot

Enada Hoxha ka folur sërish lidhur me divorcin nga Gerd Vaso, një ndarje që befasoi publikun, i cili ishte mësuar t’i shihte gjithmonë bashkë....

“Tik-Tak”/ Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora…

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ajo shfaqet në krah të kreut demokrat Sali Berisha, gjatë periudhës...

Lajme të tjera

Web TV