Shkencëtarët zbulojnë metodën që ndalon procesin e plakjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i plakjes së njeriut mund të ngadalësohet dhe këtë e ka treguar një studim i realizuar për herë të parë në lidhje me këtë proces, pohojnë shkencëtarët.

Studiuesit përdorën një formë të terapisë me oksigjen për të përmbysur dy treguesit kryesorë të plakjes: gjatësia e telomereve (kromozomeve) dhe akumulimi i qelizave të plakjes, raporton “The Sun”.

Shkencëtarët zhvilluan një provë klinike me 35 të rritur, mbi moshën 64 vjeç, për të parë nëse një metodë mund të parandalojë përkeqësimin e këtyre dy treguesve të procesit të plakjes.

Vullnetarët në “Universitetin e Tel Avivit” dhe “Qendrën Mjekësore Shamir” në Izrael, u vendosën në një dhomë dhe iu dha oksigjen i pastër për 90 minuta çdo ditë, për pesë ditë në javë, për tre muaj.

Pas provës, shkencëtarët gjetën se kromozomet tek pjesëmarrësit ishin rritur në gjatësi deri në 20 për qind, ndërsa qelizat e tyre të plakjes ishin zvogëluar deri në 37 për qind.

Shumë shkencëtarë besojnë se plakja në vetvete është përgjegjëse për gjendje të rënda, të tilla si: Alzheimer, Parkinson, artrit, kancer, sëmundje të zemrës dhe diabet.

Rezultatet pozitive mendohet se kanë të bëjnë me nivelin e shtuar të oksigjenit, i cili rigjeneron qelizat.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Laerti e ftoi për darkë dhe i hodhi trëndafila! Përgjigja e papritur e Valbonës…

Në shtëpinë e Big Brother, një zarf i bardhë solli një lajm ‘surprizë’ për Laertin, që erdhi si avantazh...

Tragjedia ajrore në SHBA, gjenden kutitë e zeza të avionit të rrëzuar

Janë gjetur kutitë e zeza të avionit që u përplas me një helikopter ushtarak mbrëmjen e së mërkurës në Uashington DC. Regjistruesit janë aktualisht...

Trump konfirmon tarifat 25% për Kanadanë dhe Meksikën, duke filluar nga 1 shkurti!

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej 25 për qind për importet nga Meksika dhe Kanadaja, duke përsëritur paralajmërimin...

Kthjellime dhe vranësira të lehta, si do të jenë temperaturat

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm...

Një shkallë emergjence për të shpëtuar jetën

Nga Leonard Veizi Brenda një jave, 200 metra poshtë apartamentit ku jetoj në Tiranë, - diku pranë asaj që njihet si “Komuna e Parisit”, -...

Lajme të tjera

Web TV