12 persona humbin jetën dhe 645 raste të reja me Covid-19 në Kosovë në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kosovë janë konfirmuar edhe 645 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të dhënat janë në bazë të 1.542 mostrave të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 12 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 (88, 75 vjeç), Deçan 1 (85 vjeç), Ferizaj 1 (76 vjeç), Gjakovë 1 (68 vjeç), Mitrovicë 1 (53 vjeç), Prishtinë 1 (86 vjeç), Prizren 1 (82 vjeç), Rahovec 1 (80 vjeç), Shtime 1 (71 vjeç).

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar shërimin edhe të 353 pacientëve ndërsa raste aktive janë 12.618.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar gjithsej 34.940 persona, prej të cilëve 926 kanë vdekur ndërsa 21.396 janë shëruar.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Vijon shpërndarja e fletëve të votimit, 57 646 zarfe të dërguara deri më tani në 6 shtete

57,646 zarfe me fletët e votimit janë nisur deri më tani në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit. Deri...

Pas incidentit në “Big Brother”, ja ku shfaqet Jozi (VIDEO)

Të shtunën e kaluar gjatë primes së “Big Brother VIP Albania 4”, një ngjarje e paprecedentë ndodhi kur  Jozef Marku e goditi me shuplakë...

Ishte arratisur nga burgu, si iu fsheh policisë në “mes” të Tiranës 2 muaj Daut Laze

Dy muaj pas arratisjes së bujshme nga burgu i Shënkollit, u arrestua mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, në kryeqytet, Daut Laze. 49-vjeçari...

Përfundojnë në pranga dy elektricistë/ Zbardhet arsyeja e rëndë

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën një ditë më parë...

‘Kur është lënë vizita në SHBA’/ Rama ‘sherr’ me komentuesin: Ça halli ke ti!!!

Një ndjekës e ka pyetur kryeministrin Rama se kur do të zhvillojë vizitën në SHBA, ndërsa dikush tjetër më herët e pyeti nëse e...

Lajme të tjera

Web TV