Balla: Basha të sqarojë shqiptarët për rolin e tij të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se çdo ditë e më shumë shtohen faktet që rëndojnë mbi Lulëzim Basha, i cili i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla thekson se Basha duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri.

“Çdo ditë e më shumë shtohen faktet që rëndojnë mbi Lulezim Basha, i cili i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri.

Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, duke vazhduar të gënjejë, por të paktën të tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte. Në këtë dokument del qartë se Lulëzim Basha ka hetuar të ashtu-quajturat “burgje” të UÇK.” shkruan Balla në Facebook.

Të fundit

Media gjermane ZDF ngre alarmin: Shqipëria, pikë lidhjeve e Kolumbisë dhe Europës

Një dokumentar i transmetuar nga televizioni publik gjerman ZDF hedh dritë mbi rrjetet kriminale shqiptare dhe përfshirjen e tyre...

Tuna flet për marrëdhënien me Cozman

Çdo herë që Tuna dhe Cozman ndajnë një skenë, apo publikojnë një bashkëpunim, interneti nis e pyet: “A janë bashkë sërish?” Dhe meqë janë...

U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në Bulqizë

Një 40-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë, teksa po punonte në minierë. Sipas informacioneve, minatori është goditur nga një masiv gurësh. Bëhet me...

‘Ben Qimja’ do vijojë të qëndrojë në kërkim, Apeli nuk pranon t’i heqë arrestin

Gjykata e Apelit të Tiranë ka vendosur të mos pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili në Fierit njihet “Ben Qimja”, duke sjellë vijimin...

SPAK-BKH, nis ndërtimi i godinës lidhëse me vlerë 430 milionë lekë

Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur punimet për ndërtimin e një konstruksioni lidhës mes godinës së SPAK dhe asaj të BKH,...

Lajme të tjera

Web TV