Demiraj: Serbia po armatoset, Kosova duhet t’i rrisë kapacitetet e mbrojtjes ushtarake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Mbrojtjes, Dritan Demiraj, në një intervistë për Ora News u shpreh se prej kohësh Serbia po kërkon që të marrë rolin drejtues sa i takon Ballkanit.

Demiraj tha se Serbia po armatoset në shkelje të gjithë rregullave ndërkombëtare dhe këtë e bën edhe me mbështetje të ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Dritan Demiraj: Prej kohësh Serbia po kërkon që të marrë rolin drejtues sa i takon Ballkanit. Kjo ka qenë një dëshirë e Millosheviçit. Vuçiç po kërkon që të sjellë fuqinë e Serbisë në Ballkan. Kemi një Serbi që vitet e fundit ka qenë e suksesshme, sidomos me mos njohjen e Kosovës, duke gjetur këtë përçarje të liderave shqiptarë.

Serbia po armatoset në shkelje të gjithë rregullave ndërkombëtare, ndërsa kufizohet nga 5 shtete të NATO-s. Këtë e bën edhe në mbështetje të ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Vendet tona duhet të jenë të shqetësuara, sepse armatosja e Serbisë është një sinjal alarmi dhe vendet tona duhet të rrisin fuqinë në aspektin e mbrojtjes.

Dritan Demiraj: Historia ka treguar që Serbia është shtet agresiv në Ballkan. Serbia kërkon që të gllabërojë me Minishengenin dhe kemi një politikë që duhet të jetë më e vetëdijshme në nivelin ndërkombëtar. Shqipëria ka një farë garancie sepse jemi një vend i NATO-s, por Kosova duhet t’i rrisë kapacitetet e mbrojtjes ushtarake. Akuzat e Gjykatës Speciale janë në vazhdën e propagandës serbe, të bërë nga prokurorë serbë.

Të fundit

DW: Krijimi i qeverisë së re në Gjermani, mision i vështirë

Friedrich Merz dëshiron ta formojë qeverinë e re gjermane sa më shpejt. Olaf Scholz nuk do të jetë pjesë...

Pronari dhe kamerat e sigurisë tradhtojnë ‘skifterët’ e maskuar shqiptarë

Të maskuar dy autorët hynë në banesë, por u pikasën nga i zoti i shtëpisë dhe tentuan arratisjen nëpër lagje. Sulmuan karabinierët me tulla...

Tre vite nga pushtimi rus/ Zelensky i përgjigjet Trump: Jam gati të lë postin nëse …

Në trevjetorin e pushtimit rus, Volodymyr Zelensky ka vlerësuar “heroizmin absolut” të ukrainasve. Presidenti i Ukrainës ka thënë gjithashtu se do të heqë dorë nga...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kryeministri Edi Rama mbledh drejtuesit politikë në PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste të gjithë drejtuesit politikë për zgjedhjet e 11 Majit. Ky takim vjen edhe...

LAJMI I FUNDIT/ Tom Doshi paraqitet në SPAK

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi sapo është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme./kb

Lajme të tjera

Web TV