Më 11 dhjetor nis marrja e vaksinës nga qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vaksinë e Covid-19 në horizont. Amerikanët e parë do të fillojnë të vaksinohen që më 11 dhjetor, siç bëri të ditur shkencëtari dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Moncef Slaoui.

Pritshmëritë e mia janë se vaksina do të jetë po aq e sigurt sa edhe vaksinat e tjera që po përdoren në popullatë”, tha Slaoui.

Eksperti që po drejton operacionin e imunizimit tha se komiteti këshillues për vaksinën në agjencinë për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, pritet të takohet më 10 dhjetor.

Nëse ai do të autorizojë përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer, ajo do të dalë 1 ditë më vonë: “Plani ynë është të shpërndajmë vaksinat në qendrat e imunizimit, 24 orë pas aprovimit, në 11 dhjetor”.

Parashikohet që 20 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të mund të vaksinohen deri në fund të vitit 2020.

Ekspertët thonë se punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore do të jenë të parët që do të vaksinohen. Fëmijët mund të vaksinohen nga mesi i vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, agjencia për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve autorizoi përdorimin e koktejit të antitrupave të Regeneron, i cili mendohet se ndihmoi në shërimin e presidentit Donald Trump.

Megjithatë, pavarësisht lajmeve inkurajuese, ekspertët paralajmërojnë se infektimet dhe vdekjet nga Covid-19 do të rriten pas festës së Falënderimeve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!” Modric replikon me TV katalanas

Dje u raportua për fyerjet dhe ironitë që kanali zyrtar i klubit të Barcelonës, Barça TV, i drejtoi Luka...

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit do të...

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të jetë tashmë e “gjendshme” për...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Lajme të tjera

Web TV