Ministri serb i Mbrojtjes: Ja pse vendi ynë nuk do që të bëhet pjesë e NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, deklaroi se Serbia nuk ka aspirata për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe se pjesëmarrja në Programin e “Partneritetit për Paqe” është korniza më optimale për bashkëpunim, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Stefanoviç diskutoi për raportet mes Serbisë dhe NATO-s me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Beograd, Gilles Plug, dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s, Tommaso Vitale.

Në ambasadën e Mbretërisë së Holandës është e vendosur edhe përfaqësia për komunikimin e NATO-s me Serbinë.

Ambasadori Plug theksoi se ai e vlerësoi bashkëpunimin midis Serbisë dhe NATO-s si të dobishëm për të dyja palët dhe vuri në dukje mundësinë e përdorimit të kapaciteteve logjistike të NATO-s, brenda kornizës së bashkëpunimit mjekësor në luftimin e pandemisë së COVID-19.

Ndërsa gjenerali Vitale theksoi se Serbia është një partner i besueshëm, dhe ka një rol kryesor për stabilitetin në rajon.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë më parë ka dërguar mesazhe se Serbia nuk ka ndërmend të bëhet anëtare e NATO-s. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vullin ka thënë në dhjetor të vitit 2019 se Serbia nuk do të bashkohet me aleancën e NATO-s derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç “dhe kjo shumicë parlamentare udhëheqin me shtetin”.

l.m/Fjala.al

Të fundit

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

Lajme të tjera

Web TV