Zgjedhjet e 25 prillit/ Partia e Jozefina Topallit, regjistrohet në gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është regjistruar sot në gjykatën e Tiranës, partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për të regjistruar partinë politike të drejtuar nga Topalli.

Vendimi u shpall ditën e sotme, më datë 23.11.2020, në kryeqytet. Vendimi u nënshkrua nga sekretarja e gjykatës Lusjana Fezollari dhe gjyqtari Ervin Fezollari.

Mesa duket ish-kryeparalamentarja ia ka dalë të mbledh votat që duhen për të regjistruar partinë dhe tashmë ajo zyrtarizohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë prezantimit të Partisë së saj pak kohë më parë, Topalli u shpreh se nuk do të qëndrojë anash dhe të heshtë, por do të mbështesë projektin e brezit të ri për të shpëtuar Shqipërinë, që sipas saj është në dorën e tre njerëzve që e kanë çuar në buzë të greminës.

Kujtojmë se, pak kohë më parë edhe deputeti Myslim Murrizi ka krijuar dhe ka regjistruar në Gjykatë partinë me të cilën do të garojë në zgjedhje, Lëvizjen Demokratike Shqiptare.

Ndërkohë, pritet që më datë 28 Nëntor dhe deputetja Rudina Hajdari të prezantojë partinë me të cilën do të garojë në këto zgjedhje, një lëvizje e krijuar prej saj.

Të tre politikanët e mësipërm që në këto zgjedhje do të garojnë me partitë e tyre, kanë dalë nga lista e PD./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump ndryshon mendje dhe befason botën: “Nuk i ofroj gjë Iranit…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke...

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Në Pekin, robotët humanoid luajtën një ndeshje futbolli 3 me 3, duke ofruar një pamje të së ardhmes së robotikës me Al. Robotët shkelmonin, pengoheshin...

Diversiteti kulturor dhe guida turistike (Arben Jaupaj)

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, komunikimi ndërkulturor është bërë pjesë thelbësore e përditshmërisë, sidomos në fushën e turizmit. Guidat turistike janë...

Tesla ‘bën histori’, vetura udhëton vetë nga fabrika te klienti

Tesla me një arritje të rëndësishme në zhvillimin e teknologjisë së vetëdrejtimit. Kompania sapo ka kryer dorëzimin e parë plotësisht autonom të një veture te...

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, topi shkon te Presidentja

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja tani mund të...

Lajme të tjera

Web TV