Covid-19/ Greqia dhe Italia vijojnë me shifra ‘stratosferike’ infektimesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë të rriten në mënyrë alarmante shifrat e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në Itali.

Në Itali vijon rritja në mënyrë të frikshme e rasteve të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 853 pacientë, nga 630 viktima që u regjistruan një ditë më parë.

I lartë vijon të jetë edhe numri i infektimeve, ku në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 23 232 persona, nga 189 mijë tamponë të realizuara.

Nga ana tjetër, edhe Greqia ka vijuar me shifra të larta të COVID-19, ku janë regjistruar 101 viktima dhe 2 mijë e 135 raste të reja brenda 24 orëve të fundit.

Në Ballkan Greqia raporton shifrat më të larta nga COVID-19, teksa problem kryesor në shtetin fqinj po shihet gjendja e spitaleve. Deri më sot janë 562 pacientë vetëm të intubuar dhe qindra të tjerë që kurohen nëpër spitale nga COVID-19.

Ndërkohë, duket se Greqia me shtyrjen e afatit të izolimit, do i kalojë festat e fundvitit nën masa kufizuese.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis...

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana, sipas asaj që raporton...

Melani Trump e shkruajti letrën për Putinin me chat gpt?

Pas bisedimeve të samitit të Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska të premten dhe përpara takimit historik të 'Koalicionit të Vullnetit' në Uashington...

Protestat shtohen, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti...

Tedi Blushi: Zjarret në Shqipëri shkaktuan mbi 300 milionë euro dëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për situatën e zjarrëve që përfshinë vendin...

Lajme të tjera

Web TV